Momente ankthi e frike në Bergamo për dëmtimin e David Ospina. Portieri i Napolit është përplasur me shokun e skuadrës Mario Rui në minutën e 25′ të ndeshjes kundër Atalantës, në zhvillim të një goditje dënimi të ekzekutuar nga Gomez, duke pësuar një carje të fortë në vetullën e djathtë.
Kolumbiani ka mbetur në tokë për disa minuta, është fashuar në kokë nga mjekët e klubit dhe pastaj është shoqëruar jashtë fushës me barrelë. Në vend të tij është futur në lojë Meret. Një epsido i ngjashëm i kishte ndodhur portierit të kolumbian edhe në 17 mars 2019, gjatë Napoli-Udinese: edhe atëherë doli me barrelë, pasi tentoi të qendronte në fushë pas goditjes së marrë në kokë.