• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Nëna me vajzat u vetëflijuan duke qëndruar pa ngrënë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë detaje tronditëse nga vdekja e gruas dhe të bijës në Tiranë, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ai tha se vajzat ishin me shkollë të lartë dhe se është konstatuar se kishin qëndruar disa ditë pa ngrënë.

“U krijua grupi hetimor me dy ekspertë mjekoligjorë dhe po kryhen veprime në vendngjarje. Paraprakisht, dy vijtimat nuk kanë shenja dhune, por mendohen se mund të jenë vetëflijuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Menjëherë do të njoftojmë konkluzionet.

Ju thashë që mendohet për një vetëflijim. Po grumbullojmë të gjitha provat materiale në ambientet e banesës. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi.

Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara dhe kanë mbaruar shkollën e lartë. Ka shenja të mos ushqyerjes ditët e fundit. Do të dalim me një konkluzion përfundimtar ditët në vijim” – tha kreu i policisë së Tiranës.

Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta brenda banesës së tyre. Nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Ka dyshime se vajza ka vdekur ditë më parë, por mbahej ne banesë, ndërsa nëna e saj ka ndërruar jetë sot. Edhe fqinjët janë shprehur se ato shpesh rrinin pa bukë qëllimisht me ditë të tëra. Në gjendje të rëndë është dërguar në spital vajza tjetër 34-vjeçarja Blerta Josifi.

Ka qenë vëllai i cili telefononte 56-vjeçaren e cila nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën që ka njoftuar policinë. Forca të Komisariatit të Policisë Nr.6, kanë shkuar bashkë me zjarrfikësen për të hapur derën.
Pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete 56-vjeçaren dhe vajzën e saj ndërsa tjetra në gjendje të rëndë është dërguar në spital. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *