• |
ide | kryesore

“Fushat e Italisë si kategoria e tretë në Argjentinë”: edhe San Siro nën akuzë si shkaktar dëmtimesh

-Instant, Sport

Fushat e Serie A “më kujtojnë ato të kategorisë së tretë në Argjentinë”. Akuza vjen nga Diego Perotti, që thotë se është i stërlodhur nga dëmtimet: “Fuashat janë katastrofë – ka thënë ai gjatë një interviste për “Espn Redes” – Shkon të luash me Milan e me Inter e të duket fusha e Deportivo Moròn (kategoria e tretë argjentinase). Nuk e di nëse bëhet fjalë për cështje klimatike apo dicka tjetër. Në Spanjë shkoja të luaja me Almeria që ishte e fundit dhe fusha ishte perfekte”.

El Monito kthehet të drejtojë gishtin kundër terreneve të lojës në Itali pasi, në janar, si pasojë e dëmtimeve në të njëjtën mbrëmje të Zaniolo e Demiral, kishin kritikuar barin e Olimpico (“Nuk është një fushë për Serie A”).


E me gjendjen e fushave lidhet edhe rreziku i dëmtimeve, që në dy sezonet e fundit kanë torturuar argjentinasin (13 prezenca vitin e kaluar e 15 në këtë vit): “Kam një raport të keq me dëmtimet, për sa më takon mua të tipit muskulor. Nuk janë të rënda, në një muaj rikuperon. Por kur vijnë njëri pas tjetrit, lodhesh. Me vitet që kalojnë, bëhen më të bezdisshme. Nuk të vjen as dëshira për rehabilitim, të bësh trajtimet në klinikë, të shkosh në palestër, të shohësh shokët duke e ditur se duhen edhe 15 ditë për tu kthyer të stërvitesh. Stili im i jetës nuk justifikon gjithë këto dëmtime”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu