• |
ide | kryesore

Hakimi zikaltër deri në 2025: Inter prezanton marokenin e fsheh shifrat

-Instant, Sport



Achraf Hakimi është zyrtarisht një lojtar i ri i Inter. Futbollisti maroken i datëlindjes 1998, që mberrin në Milano me titull përfundimtar nga Real Madrid, ka firmosur – sipas asaj që bën të ditur faqja zyrtare e klubit – një kontratë deri në 30 qershor 2025. Nuk janë bërë të ditur shifrat, por Conte në sezonin e ardhshëm ka në dispozicion një lojtar ideal për tu përshtatur në 3-5-2 e tij, me shpejtësinë e kualitetin e duhur, ashtu si marokeni ka treguar në këtë edicion me Borussia Dortmund: “Dy vjet të mrekullueshëm, mbyllet një etapë e bukur: përshëndes këtë klub që më dha shumë lumturi. I falenderoj të gjithë, ishte zgjedhja e duhur. E cfarë tifozeri e mrekullueshme, nuk do të harroj kurrë Murin e Verdhë” ka shkruar Hakimi për tifozët e Dortmund.

Marokeni ishte në Milano dy ditë më parë për vizitat mjekësore, të cilat i kaloi me sukses. Ndonëse Inter nuk i ka bërë të ditur shifrat, flitete se Hakimi do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, ndërsa i ka kushtuar zikaltërve 40 milionë plus 5 bonus.

Një tratativë që do ti dhurojë Contes lojtarin më të shpejtë në Bundesliga e një asistmen të jashtëzakonshëm (10 në sezon) me vesin e golit (9). Nga ajo natë e hidhur nëntori në Champions e ai dygolësh fatal për zikaltrit, tekniku Conte nuk e hoqi më Hakimi nga mendja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *