• |
ide | kryesore

“Ilir Daja? Kemi Sormanin…”: Partizani i konsideron zërat të qëllimtë për shpërqendrim

-Instant, F1, Sport



Adolfo Sormani gëzon besimin e plotë të Partizanit. Një konfirmim që klubi kampion në fuqi është detyruar ta bëjë, pas zërave që kanë shpërthyer për kontakte të të kuqve me teknikun e Skënderbeut Ilir Daja. Një një reagim, në faqet zyrtare të klubit në Facebook, Partizani ka shprehur respektin maksimal për teknikun bardhekuq, por i quan zërat e përhapur të qëllimtë për të shpërqendruar skuadrën nga objektivi Europë…

REAGIMI I PARTIZANIT
Nisur nga lajmi që prej ditësh po qarkullon në media dhe portale të ndryshme në vend, FK Partizani ka detyrimin moral përkundrejt opinonit sportiv, por sidomos ndaj punonjësve dhe tifozerisë së skuadrës për të përgënjeshtruar lajmin se klubi është në kontakte me trainerë të tjerë për të marrë drejtimin e ekipit. FK Partizani dëshiron të informojë, sqarojë mediat dhe sportdashësit, se stafi teknik gëzon besimin dhe mbështetjen e drejtuesve të klubit për të punuar të qetë në arritjen e objektivit të mbetur në këtë sezon jo normal si ky i këtij viti, i kondicioniuar thellësisht nga situata e krijuar prej pandemisë. Saktësojmë se këto lajme nuk bëjnë gjë tjetër përveçse tentojnë të shpërqëndrojnë ekipin nga detyra për ta mbyllur këtë fund kampionati me përpjekjet maksimale. E vlerësojmë dhe respektojmë trainerin Ilir Daja për atë çka arritur në drejtimin e mjaft ekipeve në kampionatin tonë, ashtu si respektojmë dhe klubin e Skënderbeut për kampionatin dinjitoz që po zhvillon, por ky reagim i yni vjen për të respektuar garën dhe mos prishur kurrsesi ekuilibrat në këtë fund sezoni. Ndaj kërkojmë nga të gjitha mediat që të jenë korrekte në pasqyrimin e informacioneve ashtu sikurse Partizani mbetet gjithmonë bashkëpunues me të gjithë dhe kërkon të trajtohet në të njëjtën mënyrë.

https://www.facebook.com/partizaniclub/posts/1385793761615016



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *