Një ngjarje e rëndë raportohet në zonën e Kombinatit në Tiranë. Në një banesë pranë shkollës Myslym Keta janë gjetur të pajeta nënë e bijë.
Policia thotë shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.
Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar. Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al
O zot i madh cfare polici injorante ! Dyshohet thote se jane “vetflijuar”? Vetflijuar ndaj kujt? Ndonje zoti, zotave ? Mesoni ore si te jepni deklarata ose mos jepni fate kur sdini. Injorante.