• |
ide | kryesore

Reagon policia: Nënë e bijë të pajeta në Kombinat, vajza tjetër në gjendje të rëndë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë raportohet në zonën e Kombinatit në Tiranë. Në një banesë pranë shkollës Myslym Keta janë gjetur të pajeta nënë e bijë.

Policia thotë shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar. Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. O zot i madh cfare polici injorante ! Dyshohet thote se jane “vetflijuar”? Vetflijuar ndaj kujt? Ndonje zoti, zotave ? Mesoni ore si te jepni deklarata ose mos jepni fate kur sdini. Injorante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *