• |
ide | kryesore

Basha: Rama s’ka shans të shtyjë zgjedhjet ndërsa për koalicionet parazgjedhore…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur i prerë se zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk do të shtyhen. Në emisionin “Zonë e Lirë” Basha hodhi poshtë çdo mundësi se Rama do të përdorë pandeminë si pretekst për të shtyrë zgjedhjet.

“Korona është një problem shumë i madh. Nuk ka asnjë shans se u mbajtën në Francë, do mbahen në Maqedoninë e Veriut dhe do mbahen, edhe në Shqipëri” – tha Basha.

Por sa mundësi ka që Rama me opozitën parlamentare të bëjnë një puç kushtetues dhe të pengojnë koalicionet parazgjedhore.

“Koalicionet janë në Kushtetutë. Njerëzit bashkohen në parti, aleanca, fale bindjeve të ngjashme dhe për këtë arsye koalicionet jane në Kushtetutë. Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë kushtetuese. Sot nuk jemi në rrethana kur me kundërshtarin mund të diskutohet kjo teme, por do t’ia shtrojmë shqiptarëve për diskutim pas zgjedhjeve të ardhshme” – tha Basha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Kush i ka kerkuar ketij trapit per te shtyre zgjedhjet ?/
    Ky sajon gjera thjesht per te ngritur zerin per te thene se egziston dhe ai.

  2. Bisedova me disa kolegë të mi në perëndim, më informoi se disa qytete perëndimore kanë marrë masa ekstreme, në Britani, Gjermani”, tha Basha.Ky eshte jashte sistemit dhe ben si Lacet e laQit

  3. Kemi njerëz (deputetë të opozitës parlamentare) që kanë nënshkruar lënien e mandateve, me dy ose tre përjashtime.

    Pastaj kanë ndodhur magjira të mëdha, dikujt i kanë falur borxhe, dikujt i janë premtuar favore, mos futje të vëllait në burg, këta përbëjnë në masë të madhe, s’po them të gjithë, këta janë ata që ju i thoni opozita parlamentare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *