• |
ide | kryesore

Basha: Truku i Ramës me deputetë surrogatë për të hequr koalicionet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se ndryshimi i sistemit nuk do të eliminojë fenomenet negative të zgjedhjeve shqiptare.

“Problemi nuk është sistemi. Çdo sistem bie prè dhe ka treguar që ka rënë prè e sëmundjeve të demokracisë shqiptare, të cilat, nën këtë qeverisje kanë arritur nivele që e kanë sjellë demokracinë në koma, që është blerja e votës, është bashkëpunimi me krimin, është kërcënimi i votuesve, është cenimi i sekretit të votës, të gjitha këto që ka parashtruar OSBE OHDIR-i.

Tani çfarë është kjo përpjekja për të diskutuar lista të hapura, koalicione? Është ajo që në anglisht quhet “shifting the discussion”, “të ndryshojmë temën e diskutimit”, të mos flasim për atë që na dhemb, për atë që foli Parlamenti Europian para një jave që tha çfarë po bëhet me dosjet hetimore të Dibrës dhe të Shijakut të 216-ës dhe të zgjedhjeve të 2017-ës.

Të mos flasim për presionin që u bëhet votuesve, të mos flasim për shit-blerjen e votës, por të flasim për diçka komplet tjetër. Pra është thjesht dhe vetëm një truk propagandistik. Natyrisht, Edi Rama do të bëjë gjithçka për pushtetin e tij” – tha Basha në emisionin “Zonë e Lirë”.

Basha u pyet edhe për rolin e opozitës në parlament.

“Dua të them diçka që më duket mua e bukur. Kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, u kujdes që të paktën nga ana formale, gjërat të ishin në rregull dhe mblodhi një grup kolaboracionistësh që i çuan kurorën e Skënderbeut, kurorën e mbretërisë shqiptare Viktor Emanuelit, i cili pastaj u deklarua mbret i Italisë, mbret i Shqipërisë dhe perandor i Abisinisë – tha Basha që akuzoi Ramën edhe për shitblerje deputetësh.

“Këtu kemi të njëjtin koktej surrogatësh, njerëz të cilët kanë nënshkruar lënien e mandateve, por pas kësaj kanë ndodhur magjira të mëdha. Dikujt i janë falur borxhe kazinosh, dikush ka marrë leje ndërtimi, dikush ka marrë lekë të thatë në dorë, dikujt i janë premtuar favore, nxjerrje vëllait nga burgu apo mosfutje të vëllait në burg dhe gjëra të tilla.

Dhe këta përbëjnë një masë të madhe, se nuk po them të gjithë. Këta janë ata që ju i thoni opozita parlamentare. Dhe këta tani që duhet të ishin më të interesuarit për koalicione, sepse ata s’kanë parti fare – edhe po të bëjnë parti, do të jetë parti shumë e re, – interesi i tyre duhet të ishte koalicioni, këta na dalin dhe na thonë “duhet të kemi prag 5% dhe s’duhet të kemi koalicione”.

Këta s’janë asgjë. Është Edi Rama, i cili nuk guxon, si gjithmonë hedh gurin dhe fsheh dorën dhe e ben këtë për një arsye të vetme se është i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme” – tha Basha. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Leri keto karrliqe po perse nuk i permend Ramazonit dosjen franceze ku flitet se ka qene i arrestuar ne France. Nqs ajo eshte vertete ai smund te rrije as edhe nje ore me teper kryeminister

    1. E KAM LEXUAR SHPESH , BILES PASHE EDHE INTERVISTEN QE ADI I BERI TEK SYRI KETIJ THIMIOS . PSE NUK E KA SI PERPARESI PD-ja KETE? JO ME SHUME PER TE DEGJENERUAR KETE PALLOSHIN SE KY ESHTE I DEGJENERUAR KOM E KOK POR PER TE PASTRUAR FIGUREN E GJERGJI THIMIOS . NUK E DI POR ME DUK XHANAN BURRE.

  2. ZOTI ANDI BUSHATI KAM RESPEKT MAXIMAL PER JU,POR KAM NJE KESHILLE MIQESORE,KUR JENI ULUR AFAR ME YMER GELBAZEN DHE CARLO BOLEN JU LUTEN VENI MASKEN SE ATA SA E KANE LEPIR NE BYTH SALI BERISHEN DHE EDI RAMEN DUHET TE NXJERRIN ERE QELBUSIRE NGA G thotë:

    NJE FAR HALIT VALTERI TAMAM SI KURVE MASHKULL AI ESHTE SI YMER GELBAZA KELLIRA VETEM QESH SI ZAGAR ,TANI NJE STOJKU QFAR QELBESIRE

  3. Denoncimin per mbajtjen ne arrest ne France e denoncoi personii cili ka lidhje me ikonat, qe ka vjedhur Rama, e qe i shiste ne France, keshtu qe ai denoncim i hapur deklarativ duhet te ndiqet nga SPAKu, e nuk i takon opozites qe te beje akuze pa faktet qe ka autori denoncues. Merruni me gjendjen rreale, qe eshte vendi nga ky mafioz, se si kenaqet me kete gjendje te rende nga kovit, termetet, dhe qe as mendo se si do te ece ekonomia qe e ka cuar ne sgrop te falimentimit. Neser do e kemi me veshtire per ta ndrequr kete gjendje qe eshte sot populli, sepse edhe nese keta e lene pushtetin, do e lene ne borxhe te medhaja, pa rrezerva, pa ekonomi, pa prodhim, e poshkon pa industrine eturizmit, qe e cila mbulon gati 40 perqind te ekonomise ,, Allishverishet, ne parlamentin e hicit, jane vetem lojra e skena qe nje institucion si ky parlament gjysmak egziston, por me zogj kurvash, e servile qe vetem marrin shperblime nga taksat e ketij populli te varfer, e ata bejne prapaskena, e ironi me te aredhmen e vendit. Perderis kemi nje te semure, e drogmen si kryeminister, puna dihet se si do shkoje, ,,,,keshtu sic ka vajtur por edhe sera qe i shkon pas servile, zorraxhijte qyrramane, jane po aqe te fandaksur sa ky idiot.

  4. Pak histori,kolaboracionistët e vitit 1939 ishin te gjithe Zogist, siç ka qene keta te sotmit antar te PD, ata ja dhuruan kuroren mbreterore shqiptare Viktor Emanuelit, keta te sotmit po bejne diçka tjeter, thelbi: si zogismi e PD-izmi si duket do kene te njejten fat do jene pjese e te dikurshmes!

  5. O pionieri i Enverit Astrit ?
    Pati vërtetë në kohën e pushtimit fashist italianë, intelektualë patriotë që u mashtruan nga ideja se Italia do të krijonte Shqipërinë në kufijtë e saj etnikë. Por mos haro se kjo ka qenë aspirata e rilindësve.
    Ndërkaq të gjithë ata intelektualë patriotë, ishin të ndërgjegjshëm se pushtim nazi-fashist, nuk do ta kishte të gjatë jetën, pasi kundër tij ishte krijuar një aleancë e fuqishme me SHBA e Britaninë në udhëheqje.
    Tashmë është zbardhur e plotë historia e komunizmit shqiptar.
    A nuk u krijua Partia komuniste shqiptare nga të dërguarit e Lidhjes komuniste serbe apo jugosllave ?
    Sa zgjati pushtimi nazi-fashist në Shqipëri ?
    Rreth 5 vite.
    Por sa ka zgjatur pushtimi sllav i mbi gjysmës së teritoreve shqiptare ?
    Mbi një shekull e akoma në pjesën më të madhe vazhdon edhe sot.
    Sot edhe socialistët , shohin tek perëndimi shpëtimin e Shqipërisë e të Kosovës.
    Por pse nuk i quajmë edhe politikanët e sotëm si “kolaboracionistë” të fuqive të huaja ?
    Paskan qenë “kolaboracionistë” të Italisë një grup intelektualësh patriotë, pasi besuan që Italia do ti ndihmonte të realizonin ëndrën e bashkimit të shqipëtarëve në Ballkan, në një shtet të vetëm.
    Po a nuk ishte krye “kolaboracionisti” më i ndyrë e kundërshtar i ideve të rilindjes për bashkimin e trojeve me shqiptare në Jugosllavi Enver Hoxha e komunistët e tjerë ?
    Po a nuk është edhe sot Edvin Rama një “kryekolaboracionist” si Enveri dikur që e bëri Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë së vjetër, e ky ka kërkuar ta bëjë pjesë të Jugosllavisë së re të Vuçiçit me gjoja minishengenin ballkanik ?
    Vazhdohat akoma të abuzohet me gënjeshtrën e 28 mijë dëshmorëve të 5 viteve të Luftës së dytë botërore në Shqipëri.
    Por sa qindra mijë shqiptar kanë dëbuar nga trojet e tyre jugosllavët me dhunë kriminale gjatë disa shekujve, sa qindra mijëra shqiptarë janë masakruar prej tyre,
    Përmenden kryesisht krimet çnjerëzore që bëri krimineli Millosheviç gjatë Luftës në fund vitet 90-të në Kosovë, por edhe megjithë përmasat shumë të mëdha të krimeve në ato dy vite lufte, ato janë një pjesë shumë e vogël e krimeve të bëra ndaj shqiptarëve nga pushtuesit sllavë në mbi një shekull.
    Mjafton të përmendim masakrën e Tivarit që u bë në fund të Luftës së dytë, ku komunistët jugosllavë në bashkëpunim me komunsitët shqiptare , vranë mbrenda dy-tre ditëve mbi katër mijë djem të rij shqiptarë të pa armatosur të viseve të Jugosllavisë, pa përmendur historitë e vjetra të masakrave e pastrimit etnik të trojeve shqiptare deri në Nish.
    “Kolaboracion” shqip do të thotë të bashkëpunosh, por jo gjithmonë nocioni bashkëpunim, mund të ketë qëllim negativ.
    Është ndryshe të “kolaborosh” me një fuqi ushtarake të huaj, për të realizuar idenë e bashkimit kombëtar, e krejt tjetër të kolaborosh me një shtet fqinjë që mban prej mbi një shekull të pushtuar mbi gjysmën e trojeve të banuara me shqiptarë, e që ka bërë masakra barbare ndaj popullit shqiptar.
    Ahmet Zogu, megjithë dritë hijet e tij, qe ai që vuri bazat e shtetit modern të cunguar shqiptar dhe e quajti veten “mbret të gjithë shqiptarëve”, kurse Enver Hoxha, jo vetëm që pranoi pushtimin sllav të tokave shqiptare, po shqiptarët e matanë kufirit i quante “jugosllavë”.
    Ndërkaq ishte pikërisht PD kur sapo erdhi në pushtet, pas 48 vitesh të dikataturës enveriste, që çoi në OKB kërkesën për pamvarësinë e Kosovës.
    Pra krahaso komunizmin tënd me “zogizmin apo pdizmin” që përmend.

  6. Kemi njerëz (deputetë të opozitës parlamentare) që kanë nënshkruar lënien e mandateve, me dy ose tre përjashtime.

    Pastaj kanë ndodhur magjira të mëdha, dikujt i kanë falur borxhe, dikujt i janë premtuar favore, mos futje të vëllait në burg, këta përbëjnë në masë të madhe, s’po them të gjithë, këta janë ata që ju i thoni opozita parlamentare.Ky eshte luluqja qe peshtyn njerzit qe ka zgjedhur vete e kuptoni o shpellkare cecene e xixa e stalin se kush eshte krye kari i pd sot dhe dje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *