• |
ide | kryesore

Covid ‘gjunjëzon’ botën, mbi 11 milionë të infektuar

Arkiva, Planet, Të fundit

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 11 milionë. Gjithsej 11,010,167 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 2.837.189 raste deri më tani.


Pas SHBA-së radhiten Brazili (1.501.353), Rusia (667.883), India (627.168), Spanja (297.183), Peruja (292.004), Kili (284.541), Britania (283.757), Italia (240.961), Meksika (238.511), Irani (232.863) dhe Pakistani (221.896).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 202.284.

Vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Arabia Saudite (197.608), Gjermania (196.717), Afrika e Jugut (168.061), Franca (166.378), Bangladeshi (153.277), Kolumbia (106.110), Kanadaja (104.772) Katari (97.897), Kina (83.542), Egjipti (71.299), Suedia (70.639), Argjentina (69.941), Bjellorusia (62.698), Belgjika (61.727), Ekuadori (59.468), Indonezia (59.394), Iraku (53.708) dhe Holanda (50.335).

Deri më tani jetën kanë humbur 524.406 persona dhe rreth 6,2 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

7 Comments

  1. 11 milion X 10 asintomatike , dhe te konfirmuar 550 mije te vdekur , statistikat bejini vete , o nuk tregojne te verteten per origjinen e virusit qe e bejne kaq zullum te madh , o zoti e di ne dore te kujt ka rene ky planet

    1. te mendosh thell dhe analizosh thell te verteten rrugen e drejt dhe te ndaluar,te shtohet bindja ,se ne ilen rrug gjindet shpetimi yn thotë:

      tani ralitet po behet konspiracioni,sepse ,po plotsohet me fakte,bota po pajtohet me te keqen dhe gjithnje me te keqen sepse e pranoj ate ne teori ligje politika ,dhe veprime pranoj te lejoj ndertimin e zhvillimit mbi baza interesi,ku interesi nje pale per dicka behet padrejtesi per palet tjera,i zhyti gjith ,ne konkurenc te ashper ,per fitime sundim dhe mbrojtje nga kjo u ndertuan industrit shkatrruese ,per te mbrojtur interesat,mbajtur sundimin,,dikush beri industri per arm biologjike dikush berthamore ,perderi sa u lejun dhe mbrojten me ligje ,krimi terrorizmi ekstremi do thot jemi pajtuar me padrejtesin krimin te keqen si njerzim se kur popujt te mos ishin dakort sdo kishte shance te arrinim ne ket pik ekstremi por kjo sesht asgje ne krahasim me tjerat qe do vin pas ne rrall i kemi nje pas nje,ky eshte rendimenti padrejtesis me urrejtje perplasje luftra shkatrrim ndeshkim zhgenjim tmerr,me emrus te perbashket antivlerat,e kunderta kesaje jane vlerat rruga drejte e verteta ,njerzit sollen te keqen po njerzit mund te sjellin dhe me te miren per veten dhe te gjith,,e rendesishme eshte se i malli zot e plotsesoj meshiren e tije mbi ne me krijim dhe ullzim jemi ne ato njerzit qe po vetshkatrrohemi ,me deshir sepse akoma po ndjekim rrugen e gabuar

  2. Po ca jane 11 Milione te prekur dhe 0,5 Milione te vdekur per polullsine e botes.
    Vetem nga kanceri ne nje vit vdesin mbi 10 Milone persona.
    Pra i bie qe nga virusi max kane vdek sa 5% atyre qe vdesin nga kanceri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu