• |
ide | kryesore

De Rossi nis karrierën si trajner: vitin e ardhshëm romanisti do të drejtojë në Serie A

-Instant, Sport



Daniele De Rossi është shumë pranë kthimit në Itali. Pasi i dha lamtumirën futbollit të luajtur me eksperiencën tek Boca Juniors, ish-kapiteni i Romës kërkon të nisë të ardhmen si trajner. Sipas asaj që bën të ditur gianlucadimarzio.it, në fakt, Fiorentina ka zgjedhur ish-mesfushorin verdhekuq si trajner për sezonin e ardhshëm. Fati i Iachini në pankinën viola duke i shënuar e për të ringritur skuadrën pas një sezoni zhgënjyes, Rocco Commisso ka vendosur ti besojë De Rossi.

“Do të nis këtë rrugëtim jo vetëm sepse më pëlqen, por mendoj se di ta bëj. Më ka pëlqyer gjithnjë roli i liderit: kështu ndoshta do kem një lloj avantazhi nga ky këndvështrim, por të jesh trajner është krejt tjetër gjë” kishte thënë kohët e fundit ish-lojtari i Romës duke folur për të ardhmen e duke pranuar se si objektiv natyrisht kishte pankinën kryeqytetase: “Të ulem në pankinën e Romës një ditë do të më pëlqente, por nuk e kam me nxitim”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *