• |
ide | kryesore

Duffy kundër filmit “365 Days”: Eshtë më shumë se një film provokues

-Instant, Paparazzi, Slider



Duffy është aq e shqetësuar për filmin e fundit që bëri bujë në rrjete sociale “365 Days”, sa i ka kërkuar Netflix-it ta heqë nga platforma e tij.

Këngëtarja, përmes një letre të hapur për CEO-n e Netflix, thotë se ky film promovon rrëmbimet, dhunën seksuale dhe përdhunimin.  Nëse nuk e dini, filmi me përmbajtje të fortë erotike, aktualisht renditen në listën e 10 filmave më të parë, por ka diçka që në përshkrimin e tij që nuk shkon. “Një grua që bie viktimë e një bosi të mafies, që e rrëmben dhe i jep 1 vit kohë të bier në dashuri me të.” Sipas Duffy-it, “365 Days” e bën trafikimin seksual, përdhunimin apo rrëmbimin të duket si diçka që mund të ketë dhe “shkëlqimin e tij” brenda.

“Gjëra të tilla nuk duhet të ekzistojnë në idetë e askujt që përpiqet të na argëtojë, nuk duhet të përshkruhen në atë lloj formë dhe as të komercalizohen ashtu.”- shkruan ajo. Në letrën drejtuar kreut të Netlix, ajo thotë se është e detyruar ta bëjë këtë kërkesë, kur sheh sesi një eksperiencë e dhunshme përshkruhet si “film erotik për të rriturit.” Në fund të letrës, Duffy i kërkon Netflix dhe të gjithë atyre që e kanë parë tashmë filmin shumë të komentuar të edukojnë veten rreth këtyre temave, sepse “sa më shumë të dinë, aq më mirë do të bëhet më vonë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *