• |
ide | kryesore

E pabesueshme nga Spanja: Messi ndërpret tratativën për rinovimin

-Instant, F1, Sport



Lionel Messi mund ti thotë lamtumirë Barcelonës në 2021. Kjo është ajo që zbulon “Cadena Ser” e që e sheh numrin 10 argjentinas vecanërisht të bezdisur nga lajmet që vijnë nga brenda vetë klubit blaugrana. Zërat për një përfshirje të mundshme në manovrat e fshehta, në luftën kundër teknikut aktual të Quique Setièn, po I japin vërtetë shqetësim.

Zgjedhja për të ndërprerë tratativën për rinovimin është një një sinjal i qartë për presidentin Bartomeu, i impenjuar në fushatën elektorale që do të përfundojë, pranverën e ardhshme, në zgjedhjet për të vendosur për krerët e klubit. Drejtuesi më i lartë i Barças ka nevojën të arrijë aty me rinovimin e Messit në xhep.

Dialogu mes palëve, para kësaj ndërprerje, po conte në një rinovim deri në 2023 kur Leo, në atë kohë 36 vjecar, mund të vendoste të mbyllte karrierën në skuadrën e tij të parë argjentinase, Neëell’s Old Boys. Tani gjërat po ndryshojnë e, në Amerikën e Jugut apo jo, të shumtë jasnë ata që ëndërrojnë të marrin në skuadër pasuesin e Maradonas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *