• |
ide | kryesore

F1 nis me polemika në Austria: Red Bull prezenton ankimimin ndaj Mercedes për sistemin DAS

-Instant, Sport



Përsëritet dueli mes Mercedes e Red Bull, jo vetëm në pistë. As koha për tu kthyer në garë e skuderia austriake ka drejtuar gishtin kundër Mercedes e sistemit DAS, aq të diskutuar pas testeve dimëror në Barcelonë. Pasi e panë të përdorëj në “shigjetat e zeza” gjatë provave të lira në GP të Austrisë, Red Bull vendosi të protestojë për anomalitë e dalluara tek Mercedes.

Sipas asaj që bën të ditur FIA, makinat e Hamilton e Bottas janë ovjekti i protestës së Red Bull për shkak se kanë thyer “rregulloren teknike të Formula 1 të FIA-s, nenet 3.8 e 10.2.3, gjatë sesionit të provave të lira P2”. Rregullat kanë të bëjnë saktësisht me ngurtësimin e pajisjeve aerodinamike në makinë dhe ndryshimet në sistemin e sospensionit, duke treguar që DAS është në qendër të ankesës.

Përfaqësuesit e Mercedes janë thirrur për një mbledhje të menjëherëshme për të sqaruar atë që ndodhi. Pasdite gjatë konferencës për shtyp Christian Horner, menaxher i Red Bull, tha se donte të shihte qartë gjërat mbi sistemin që për sezonin e ardhshëm është eleminuar: “Eshtë një sistem inteligjent e i komplikuar, por rregullat janë komplekse e duhet kuptuar në cilën anë të normave përfshihet. Për vitin e ardhshëm është konsideruar ilegal, tani pyetja që shtroj është nëse mund të jetë i vlefshëm për këtë sezon?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *