• |
ide | kryesore

Flet epidemiologia: Çfarë po ndodh me foshnjën 2-muajshe të shtruar në Spitalin Infektiv

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Epidemiologia Marjeta Dervishi ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Dervishi është shprehur se foshnja 2-muajshe e prekur me COVID-19 dhe nëna e saj janë shtruar me shenja klinike të COVID-19 kryesisht temperaturë dhe janë në monitorim të plotë nga pediatri në gjendje të stabilizuar.

Në një intervistë në Euronews, epidemiologia tha se se rasti i foshnjës 2-muashe me COVID-19 është i pari në Shqipëri kur një fëmijë paraqitet me shenja klinike dhe shtrihet në spital. Më tej ajo shtoi se që nga nisja e pandemisë në vendin tonë janë infektuar me COVID-19, 125 fëmijë.

“Gjendja e fëmijës dhe nënës është e stabilizuar, ato kanë shfaqur simptomat klinike, Fëmija është në monitorim të plotë nga mjekët pediatër, por dhe nënë është nën kujdesin e mjekëve. Ky është rasti i parë i një fëmije që është shtuar në spital, ndërsa në rastet e tjera sëmundja është mposhtur me gjendje të mirë”, – tha ajo.

Dervishi ka bërë dhe një apel për respektimin e masave nga qytetarë, duke thënë se neglizhenca është një nga faktorët që ka sjellë shtimin e rasteve.

“Duhet të ketë një rritje të ndërgjegjësimit për të respektuar masat që janë fare të thjeshta. Është i detyrueshëm përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, virusi është mes nesh. Pas periudhës së karantinës ka ndodhur e kundërta, nuk kemi pasur respektim të masave mbrojtëse”, – përfundoi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *