• |
ide | kryesore

Fonseca të largohet Pallotta të shesë klubin: trajneri e presidenti në shënjestër të tifozëve

-Instant, Sport



Pas humbjes kundër Udinese, që deri në atë moment kishte marrë vetëm 4 pikë në 9 ndeshje, pa fituar asnjëherë, Roma është kthyer në stuhinë e kritikave. Verdhëkuqtë po luajnë një 2020 të tmerrshëm, me 7 nga 9 humbjet në kampionat që kanë ardhur pikërisht në këtë periudhë. Janë të shumtë tifozët që janë të bezdisur nga eleganca e sjelljes së Paulo Fonseca. Portugezi, për herë të parë, duket vërtetë në shënjestër të kritikave.

Ranieri, Pioli e Gotti mjaftuan për të vënë në vështirësi portugezin e Romës, duke treguar gjithë limitet e organizimit difensiv të Fonseca, që duhet thënë se gëzon një sasi e kualitet në organikë për ta patur zili gati të gjitha skuadrat e Serie A. Jo rastësisht pagat prej mbi 160 milionë për lojtarët, kalohen vetëm nga Juve e Inter.

Ajo që duket qartë është se përgatitja fizike e stafit të portugezit nuk është e prshtatshme për momentin, edhe pse kur tekniku flet për komponentët psokologjikë që kanë rëndësi është e vërtetë. Shënjestra e vërtetë e tifozëve romanistë është James Pallotta. Komenti i tij kritik mbi përfaqësimin kundër Udinese është dukur, për shumë, një distancim i shëmtuar për një president që nuk shkon në Romë prej dy vjetësh. Tifozët janë të zemëruar sepse, nga sezoni në sezon, ka shitur gjithnjë më të mirët, e justifikimi për nevojën e plusvalencave në këtë moment pak i intereson atyre. Verdhekuqtë tani duan që presidenti të shesë klubin, ashtu si e kërkoi 9 vjet më parë nga familja Sensi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *