• |
ide | kryesore

“Golat ia bëmë vetes, ishim ‘qaramanë’”: Napoli i Gattusos në pikën zero

-Instant, Sport



Është një Gennaro Gattuso krejtësisht i pakënaqur ai që mbërrin para gazetarëve pas humbjes 2-0 kundër Atalanta: “Golat ia bëmë vetes, jam shumë i nervozuar – ka thënë pa lojëra fjalësh tekniku i Napolit – Gabimi tek goli mund të qendrojë, por ajo që nuk më pëlqeu ishte mentaliteti, shpenzuam shumë energji për të protestuar kundër arbitrit e anësorit, u grindëm shumë. E vërteta është se Atalanta bëri pak. Janë një skuadër që zakonisht i shtyp kundërshtarët, ndërsa këtë herë nuk kujtoj asnjë goditje të tyre në portë. Cuam dëm një ndeshje që e kishim në dorë”.

Gattuso ka përcaktuar të tijtë në disa aspekte: “Në pjesën e parë u nisëm mirë, por duke parë kualitetin e lojtarëve tanë duhet të bëjmë më mirë, sidomos në 25 metrat e fundit. Pasi pësuam, skuadra ka menduar vetëm të ankohet e kjo nuk është e mirë. Kemi ende 9 ndeshje për të luajtur në kampionat e pastaj Champions, nuk mund ti lejojmë vetes rënie tensioni”.

E në lidhje me Champions League, tekniku kalabrez preferon të mos shohë larg e për momentin nuk mendon për sfidën e kthimit me Barcelonën: “Mungojnë 40 ditë, nuk mund të mendoj për atë ndeshje. Është e vërtetë se jemi – 15, por tani duhet të përqendrohemi tek kampionati e ndoshta të përmirësohemi në këndvështrimin e sezonit tjetër. Duhet ti bëjmë gjërat mirë e me një mentalitet fitues”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *