• |
ide | kryesore

Guardiola tallet me kampionët: “Mendoj se kishin pirë shumë birra”

-Instant, Sport

Një kënaqësi e vogël, por që në të vërtetë është edhe shumë e madhe për Manchester City, i aftë të mposhtë kampionët e rinj të Anglisë në mbrëmjen e madhe të Premier League. Nuk ka koment 4-0 me të cilin Citizens i Pep Guardiola kanë shkatërruar Reds të udhëhequr nga Jurgen Klopp. Shumë të pamotivuar lojtarët e Liverpool e shumë të motivuar për ‘hakmarrje’ për sezonin pa ngjyrë Sterling e të tjerët. Sipas asaj që bën të ditur ESPN, mes motiveve të leksionit të ashpër të skuadrës së Manchester për kampionët, është edhe… birra tepërt, të paktën sipas Guardiolas.


“Mendoj se Reds e kishin ekzagjeruar me festimet e kishin pirë shumë birra gjatë javës“, nisi Guardiola me ton ironik. “Le të themi se gjatë ndeshjes nuk kishin shumë birra në trup e nuk arritën të konkuronin me ne. Jam i lumtur për atë që bëmë ne. Në fund ishte një ndeshje e vërtetë e kjo mendoj se i jep edhe më vlerë suksesit tonë. Luajtëm një futboll të mirë, komplimenta skuadrës sime që mundi kampionët, ishim shumë të përqendruar e mund të shënonim edhe më shumë”.


Tre pikë që i nevojiten Citizens për të konsoliduar vendin e dytë por që nuk e bëjnë më pak të hidhur renditjen që tregon -20 nga kreu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu