• |
ide | kryesore

Jennifer Aniston: Përse duhet t’a mbajmë maskën

-Instant, Paparazzi, Slider



Jennifer Aniston ka vënë maskën dhe lutet që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. Ylli i “Friends” dhe jo vetëm, ka shkruar një mesazh të gjatë për ndjekësit me shpresën që fjala e saj të mos bjerë në vesh të shurdhër. Impakti duket pozitiv se gati 5 milionë njerëz e kanë pëlqyer statusin e aktores.

Jennifer Aniston rendit të gjitha arsyet përse duhet ta mbajmë

“E kuptoj që maskat janë të pakëndshme… Por nuk janë më keq se biznese që po mbyllen, vende pune që po shkurtohen, punonjës të kujdesit mjekësor të rraskapitur dhe kaq shumë jetë që ka marrë ky virus, sepse ne nuk po bëjmë mjaftueshëm sa duhet.

Unë besoj në mirësinë e njerëzve dhe mendoj që të gjithë bashkë mund t`ia dalim. Edhe pse akoma ka njerëz që refuzojnë të zbatojnë masat dhe të krijojnë siguri për njëri-tjetrin. Disa janë të shqetësuar për ‘heqjen e të drejtave’ kur u kërkojnë të mbajnë maskë. Dhe madje kjo çështje edhe po politizohet duke u rënduar në fund në kurriz njerëzve. Kjo nuk duhet të përbëjë debat.

Nëse të intereson jeta të lutem vendos maskë dhe inkurajo të bëjnë të njëjtën gjë edhe ata që ke afër”, shkruan Jennifer Aniston.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *