• |
ide | kryesore

“Kalama i shkurtër e gjysëm autik”: Dugarry fjalë skandaloze për Messi

-Instant, Sport



Christophe Dugarry ka tronditur botën e futbollit. Ish-sulmuesi i Milan për mikrofonët e RMC ka lëshuar nga goja fraza të tmerrshme kundër Lionel Messi, duke komentuar bashkëjetesën e vështirë mes Pleshtit e francezit Griezmann: “Antoine duhet të ketë frikë nga një kalama i shkurtër e gjysëm autik? Mund ta hajë për mëngjes”. Pastaj ndjesa në rrjetet sociale: “Nuk doja të ofendoja personat me këtë shqetësim. Kërkoj ndjesë ndaj atyre që fyeva”.

Një deklaratë krejtësisht e evitueshme që përvec se ka në shënjestër Lionel Messi, fajtor sipas asaj që bëhet e ditur se nuk ka një raport idilik tek Barcellona me Antoine Griezmann, ka fyer shumë persona të prekur nga autizmi nëpër botë, duke përdorur sëmundjen si term ofendues e duke shkaktuar tërbimin e tifozëve nga e gjithë bota.

Ish-sulmuesi francez ka provuar të limitojë dëmet duke kërkuar ndjesë në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale: “Jam sinqerisht i keqardhur për deklaratat e mia mbi Lionel Messi. Nuk doja të ofendoja personat me shqetësime autike, nuk ishte qëllimi im. Kërkoj ndjesë ndaj personave që kam ofenduar e do ta bëj sërisht drejtpërdrejtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *