• |
ide | kryesore

Koronavuirus lë Shqipërinë pa trajner: anullohet ‘zbori’ bashkë me biletën e Edy Reja

-Instant, Sport



Tekniku i Kombëtares Edy Reja duhet të zbriste dje në Rinas në aeroportin Nënë Tereza, si pjesë e planifikimeve të bëra që më parë me grumbullimet e lojtarëve të talentuar deri në moshën 20 vjecare, por kështu nuk ka ndodhur. Mbyllja e kufijve e vendosur nga BE për Shqipërinë, ka anulluar biletën e 74 vjecarit, që është detyruar të qendrojë në shtëpinë e tij në Itali, pa mundur dot ti rikthehet detyrimeve të tij futbollistike, duke komplikuar edhe më shumë axhendën kuqezi, që vazhdon të vuajë efektet e Koronavirus.

Tekniku Italian duhet të drejtonte dy grumbullime, të programuara për tu zhvilluar në Selman Stërmasi, me lojtarë të rinj premtues, ftesat për të cilat ishin ndarë para disa ditësh nga Federata Shqiptare e Futbollit sipas indikacioneve të vetë Rejas. Një tjetër pengesë për kombëtaren, në kohën kur vetëm pak ditë më parë, në një intervistë për RTSH Sport, Reja kishte bërë të ditur se për të parë gjendjen e kontigjentit të kombëtares në fillim të vjeshtës, është planifikuar një grumbullim tjetër, si pjesë e një strategjie në të cilën tekniku synon vëzhgimin e lojtarëve të rinj, në mënyrë që në një hark kohor 4 vjecar të krijohet një ide e qartë e potencialit në dispozicion, për të mos humbur nga vëmendja asnjë lojtar interesant.

Por nëse nuk mund të udhëtojë bëhet e vështirë për Rejan ti përmbahet programit dhe sinjali i parë u dha me anullimin e biletës së tij: për momentin Covid 19 e lë Shqipërinë pa trajner dhe trajnerin pa lojtarë….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *