• |
ide | kryesore

Pandemia e Covid, Beogradi rikthen gjendjen e emergjencës

Të fundit



Koronavirusi vazhdon të përhapet në Ballkan. Bilancet e fundit sjellin shifra shqetësuese nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, por edhe nga Serbia e Kroacia. Në Kosovë, është rritur shumë numri i të shtruarve në spital me koronavirus. Qendra Klinike Universitare e Kosovës njoftoi të premten se, në repartet e saj, janë të shtruar 141 pacientë të prekur nga covid 19. Prej tyre dy raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjen dhe kujdes intensiv ndërsa 4 raste janë në gjendje kritike në ventilator. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 3064 prej të cilëve 55 kanë humbur jetën dhe 1707 janë shëruar.

Në Beograd, kryebashkiaku shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja. Tani do të ketë një kufi për sa i takon numrit të personave që lejohen në ambjente të mbyllura dhe kërkohet respektim i distancimit social dhe mbajtje e maskës mbrojtëse. Serbia regjistroi së fundmi rritjen më të lartë të rasteve të koronavirusit që nga prilli. Tre spitale në Beograd, pas një pauze prej vetëm një muaji, janë kthyer sërish në spitale kovidi. Pasi kaloi valën e parë të pandemisë në fillim të majit, Serbia ka parë një rritje të rasteve të koronavirusit, që shkoi nga rreth 50 infektime ditore, një muaj më parë, në më shumë se 350, 24 orë më parë. Si rezultat i këtyre shifrave, Maqedonia e Veriut, shqyrtoi mundësinë e mbylljes së kufijve me Kosovën dhe Serbinë.

Komisioni për sëmundjet infektive ia la në dorë qeverisë vendimin, por kryeministri teknik, Oliver Spasovski tha se do të mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm i ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje. Në Bosnje Hercegovinë ndërkohë, janë 4788 rastet e konfirmuara të koronavirusit dhe 189 viktimat. Ndërkohë që bilanci po rëndohet edhe në Kroaci ditët e fundit, me Slloveninë që ka vendosur ta heqë fqinjin e saj nga lista e gjelbër e vendeve të sigurta. Të enjten, u raportuan 81 raste të reja të covid 19 në Kroaci, duke e cuar totalin në 2912 raste. U raportuan po ashtu edhe dy viktima të reja me gjithsej 110 të tilla që nga fillimi i pandemisë.



4 Comments

  1. Po mire ne vend te kemi lajme nga italia, gjermania, edhe greqia..u shqepem me lajme nga Beogradi..Po kujt i kerciti tr… per serbet..

  2. Po ku jane ata doktoret e famshem qe nxirrnin konkluzjonet e tyre te famshme duke anal-izuar grafiqet qe thonin se vetem ne Shqiperi po shtohen rastet me infeksjon ( jo po shtohen , por kane qene te infektuar por qeveria i fsheh dhe nuk i ben publike) . Biles nje doktor arriti deri aty sa tha se meqe grafkiu eshte si dhembet e sharres , kjo tregon qe shteti i fsheh rastet e infektuara dhe vdekjet .
    Shikoni me vemendje ne gati 80% te vendeve te europes ( perfshi dhe ballkanin ) ka filluar vala e dyte e virusit. Ne nk bejme perjashtim . Te njejtat karakteristika. Vala e dyte ndieht me shume ne ato vende qe nuk zbatojne distancimin 1,5 m nga njeri tjetri. Ne shqiperi ka nje neglizhence te madhe ne kete drejtim dhe une pres qe rastet te shtohen edhe me shume.

    1. Ketu jemi ne qe themi se manaxhimi eshte aq i keq saqe na u ndalua hyrja ne EU megjithese Serbia dhe Mali i zi u lejuan..Te thane gje ne organizaten baze te Rilindur

      1. Mos u nxito se Gjermania, Austria , Hungaria dhe Sllovenia e shtuan emrin e Serbise ne listen e shteteve qe ju ndalohet hyrja. Ata nuk u perjashtuan qe ne fillim se tak ata vala e dyte eshte gati 3 jave me mbrapa se tek ne.
        Kriteri eshte shume i qarte ( dhe eshte kriter teknik dhe jo politik) NESE PERGJATE 2 JAVEVE TE FUNDIT MESATARJA E TE INFEKTUARVE TE NJE VENDI ESHTE ME E LARTE SE MESATARJA EUROPIANE ATEHERE AI VEND NUK KA TE DREJTEN TE UDHETOJE NE BE.

        Ti thua se manaximi eshte aq i keq … Masat qe ka marre ministria jone e shtendetesise jane egzaktesisht si masat e Sapnjes, italise dhe frances ( me 10 dite diference) . Ne kopjojme ata .
        Kurse ti o trushplari i PDs do ta paraqesesh si DESHTIM I QEVERISE .
        Si tha Petrit Vasili para 3 ditesh ? ‘ BE NA E MBHYLLI DEREN SE RAMA ESHTE I KORRUPTUAR’…
        Mesa duket dhe ti i ati niveli je .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *