• |
ide | kryesore

Setien orët e numëruara: pesë emra në garë për pankinën e Barcelonës

-Instant, Sport



Katër pikë nga Real Madrid, me titullin të kompromentuar, Griezmann gati i ndarë në shtëpi e Messi jo i sigurtë për të qendruar, problemi tek Barcelona është evidentuar. Quhet Quique Setien, i cili mbërriti në fillim të vitit kalendarik e që tani me valixhet në dorë. Në rast lamtumire me sezonin në vazhdim, Barcellona e ka zgjidhjen brenda shtëpisë: promocioni në skuadrën e parë të trajnerit të Barça B Javier Garcia Pimienta.

Për sezonin e ardhshëm, emri i nxehtë është gjithnjë ai i Xavi, flamur historik i klubit, i kontaktuar në janar, kur ishte shkarkuar Valverde, por pak i bindur se kohët ishin maturuar për kapërcimin e madh. Vështirë që tani mund ti thotë përsëri jo Barçës. Emri tjetër, që qarkullonte që në fillim të vitit, është ai i Marcelo Gallardo, tekniku i River Plate, një nga teknikët emergjentë më të kuotuar në futbollin ndërkombëtar.

Edhe Ronald Koeman është një nga të mundshmit për pankinën e nuk e ka fshehur kurrë ëndërrën për tu ulur në pankinën katalanase. Vetëm se ai ka shprehur dëshirën për të udhëhequr Hollandën në Europianin e ardhshëm. Natyrisht nuk mund të mungojë këtu Maurizio Pochettino, pa skuadër pas shkarkimit në Londër, në radhët e Tottenham. Nuk duhet përjashtuar hipoteza Roberto Martinez, tekniku që coi Belgjikën në podium në Rusi 2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *