• |
ide | kryesore

Sia-n tashmë mund t’a thërrisni “gjyshe”

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e famshme australiane, Sia, është bërë gjyshe për herë të parë në moshën 44-vjeçare.

Autorja e hitit “Chandelier” birësoi dy djem të rritur në 2019 dhe zbuloi në një intervistë me Zane Lowe në Apple Music këtë javë se njëri prej tyre ishte bërë baba.

“Djali im më i vogël është bërë baba, dhe u frikësova si fillim,” tha me shaka Sia.

“Jo, jam mirë. Më quajnë Nana. Unë jam duke u përpjekur t’i bëj ata të më quajnë Lovey, si Kris [Jenner]”, shtoi ajo.

Disa muaj më parë Sia foli hapur për dy djemtë që birësoi në 2019.

“Unë në të vërtetë birësova dy djem vitin e kaluar, ata ishin 18 vjec, por të dy janë tani 19 vjeç”, u shpreh ajo pak kohë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *