• |
ide | kryesore

Studimi/ 1 në 10 të prekur me covid që humbin shijen dhe nuhatjen nuk e fitojnë më

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Disa pacientë me koronavirus që humbasin ndjesinë e shijes dhe erës, mund të mos e rifitojnë më, thonë ekspertët. Humbja e shijes dhe aromës njihet si një nga simptomat kryesore të Covid-19 së bashku me kollën e fortë e të vazhdueshme dhe temperaturën e lartë. Hulumtimi i ri del në përfundimin se një në dhjetë pacientë që i humbasin këto ndjesi, mund të mbeten pa to.

Studiuesit i mblodhën të dhënat e tyre nga pacientët italianë dhe zbuluan se 49%, e kishin rekuperuar plotësisht ndjenjën e tyre të nuhatjes ose shijes pas shërimit nga virusi. Kjo, ndërkohë që vetëm 40% raportuan përmirësime ndërsa 10% thane se simptomat e tyre ishin përkeqësuar. Deri më tani nga koronavirusi nëpër botë kanë humbur jetën rreth 521 mijë persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *