• |
ide | kryesore

Tiranë, makina merr flakë në ecje e sipër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën “Peti”, pranë kopshtit Zoologjik si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit. Makina, me drejtues A.T., ka marrë flakë në ecje por fatmirësisht shërbimet e zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Raportohet vetëm për dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.07.2020, rreth orës 08:45, në rrugën “Peti”, pranë kopështit Zoologjik, dyshohet se si pasojë e nje defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues A.T., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *