• |
ide | kryesore

Trukim i Bylis-Tirana? FSHF nis hetimin: “Përjashtim nëse akuzat do të provohen”

-Instant, F1, Sport



Bylis-Tirana u bë skena e një futbolli të cuditshëm, që la jo pak dyshime, për mënyrën si shkoi ndeshja me kryeqytetasit që fituan pjesën e parë e mallakastriotët që e përmbysën në të dytën. Nuk mund të rrinte spektatore Federata Shqiptare e Futbollit, që menjëherë pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.

Federata bën me dije se, ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimarrje, në rast se do të ketë prova.

Gjithashtu, FSHF prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të prerë kundër këtij fenomeni tejet të dëmshëm për futbollin dhe paralajmëron edhe një herë klubet se do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *