• |
ide | kryesore

Video/ I respektuan në fillim, i futën katër në fund: mes atyre që duartokisnin shikoni Bernardo Silvën

-Instant, Sport, Video



Kampion në Angli, por të shkatërruar në fushë nga Manchester City. Nuk ishte rezultati që do të donte Liverpool në sfidën me Manchester City e vendit të dytë, që përfundoi 4-0. Para fillimit të ndeshjes lojtarët dhe stafi teknik i Sitit, bënë një korridor nderi për Liverpulin për atë që ata arritën këtë sezon. Megjithatë vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi Bernardo Silva.

Portugezi është kapur nga kamerat, në kohën nuk duartrokiste për lojtarët e Liverpool që po parakalonin, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës. Kaq ka mjaftuar që gjesti i lojtarit të nisë të bëjë xhiron në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *