• |
ide | kryesore

Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, shpallet në kërkim autori i dyshuar (Emri)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia në Durrës. Vrasja ndodhi në 27 prill, në Shën Vlashit tek tregu i automjeteve.

Mësohet se prokuroria ka lëshuar një urdhër arresti për Talo Çelën, një nga të pandehurit e megagrabitjes në Rinas, ku u vodhën 4.6 mln euro. Çela akuzohet se është i dyshuari kryesor i ekzekutimit të të dy vëllezërve.

Çela është shpallur në kërkim nga policia.  Talo Çela kishte dyshime se vëllezërit kishin informacion se ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas.

Sipas grupit hetimor, dyshohet se ai iu tha atyre që të tregojnë vendin se ku fshihej ajo shumë parash, por ata kanë refuzuar.

Prokuroria ka marrë dhe 3 dosje të tjera nga Elbasani, vrasje mafioze që mendohet se janë kryer nga e njëjta dorë. Ai është në kërkim dhe është i vetmi që nuk është arrestuar.



1 Comment

  1. “Sipas grupit hetimor, dyshohet se ai iu tha atyre që të tregojnë vendin se ku fshihej ajo shumë parash, por ata kanë refuzuar.”
    dhe pasi i vrau e mori vesh??
    a thu të jenë kaq idiotë këta “mafjozët shqiptarë”??
    a thu se nuk e dinë se nuk vritet ai që e di se ku është fshehur “thesari”,sepse nuk ke si ta gjesh më “thesarin”!?
    a thu se nuk e dinë se ai që di ku gjëndet thesari pyetet deri sa të tregojë vëndndodhjen dhe pastaj ndoshta dhe vritet,POR jo para se të ketë treguar!!
    ku doni me dal me këto idiotësira??
    apo thjeshtë po ja shtoni idiotësirave se admir tafili ishte maskuar me fytyrën e tij!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *