• |
ide | kryesore

Ali Ahmeti: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut me kryeministër shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti tha në një intervistë për Radion Europa e Lirë, tha se kandidati i kësaj partie për kryeministër, Naser Ziberi, do të jetë kandidat mbipartiak. Ahmeti u shpreh i bindur se partia e tij do të dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut dhe shtoi se qeveria e re duhet të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.

“ Qeveritë në Maqedoninë e Veriut janë qeveri politike ku ulen dhe diskutojnë partitë për formimin e të njëjtave. Kemi shumë raste, jo vetëm këtu në rajon, në Ballkan, por edhe në Europë që kryeministri i vendit zgjidhet nga një parti që ka më pak mandate. Ne nuk pretendojmë se do të kemi më shumë mandate as sa Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë as sa VMRO-DPMNE, por ne pretendojmë se do të jemi fitues në kampin politik shqiptar dhe qeveria që do të ndërtohet, do të ndërtohet mbi bazë të negociatave”.

Motoja e partisë së tij në këto zgjedhje “Tani është koha për kryeministër shqiptar”, është përshkrua nga kundërshtarët politikë si në kampin shqiptar ashtu dhe atë maqedonas, se kjo bëhet për qëllime politike. Ahmeti thotë se nuk ka arsye përmes të mos këmbëngulet për këtë ide. “ Ne si Bashkim Demokratik për Integrim kërkojmë kryeministër shqiptar dhe jam kureshtar të dëgjoj arsyet e të tjerëve të cilët kanë dalë kundër kësaj ideje. Dhe me kënaqësi dhe padurim i pres arsyet që mund t’i japin ata”, ka thënë kreu I BDI-së.



3 Comments

  1. O injorant jan vetem dy mundesi qe te zgjidhet kryeminister shqiptar, ose te besh lufte me maqedonet, se ata kurre nuk ta votojne nje kryeminister shqiptar, ose duhet te jetosh ne nje vend perendimor sic jan Anglia, Gjermania Franca qe nuk jan si maqemutet qe shfaqin racizem ne fe dhe nacionalitet ne instancat juridike dhe jan akoma ne vendet e botes se trete

    1. O mik ,sado verjejtjet qe kam per Zli Ahmetin, ky (apo kushdo tjeter qe te bente kete gje) po ben gjene e duhur. E dime te gjithe qe ne keto zgjedhje kjo nuk ndodh, por ky po e propozon tani qe te afrohet dita se me pare,qe Maqedonine(te teren dhe jo vetem Iliriden) ta udheheqin shqiptaret. Eshe taktike strategjike. Nqs nuk guxojme as ta permendim si ide, merre me mend se a do behej ndonjehere.Normal qe duhet bile jo vetem ta permendim, por ne zgjedhjet e tjera(jo keto qe po vijne) ta bejme realitet

  2. E ka nje vella ne Kosovo Z Ahmeti I chili do te merte Presheven dhe Bujanovcin nga Serbia pa dhene nje centimeter te saj. Ne shqiptaret kemi lidere shume te zgjuar. Jemi shume me fat be Shqiperi Maqedoni e Serbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *