• |
ide | kryesore

Basha në Pogradec: Qeveria e PD nuk do të punojë për 5 veta (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Nga Lulzim Basha

Pogradecin, gjithnjë e vizitoj me një dëshirë të madhe. U riktheva sërish me dëshirën për të takuar njerëzit e këtij qyteti mikpritës, të dashur e punëtorë, krenarë për bukurinë e liqenit dhe natyrës së tij.


Pogradeci, me një potencial të jashtëzakonshëm turizmi, sot po vuan nga kriza e madhe ekonomike që ka përfshirë vendin.

Në çdo biznes që isha sot, më treguan se puna ka rënë me të paktën 50%. Punëtorët i kanë larguar pasi nuk kanë me se t’i paguajnë. Taksat vazhdojnë t’i shlyejnë sikur mos të ketë ndodhur asgjë, ndërsa këtë vit edhe pse në kushtet e COVID-19, Bashkia ka rritur taksat dhe tarifat.

RAMAVIRUSI i braktisi njerëzit në ditët më të vështira, duke i lënë në mëshirë të fatit, siç po bën edhe tani me pandeminë.

Të infektuarit po shtohen, sikundër dhe personat, që po humbasin jetën, ndërsa qeveria nuk ka asnjë strategji dhe asnjë plan masash për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë që po zhytet në krizë të vazhdueshme.

Në takimin që zhvillova në një fasoneri në Pogradec, sipërmarrësi më tregoi për shqetësimet lidhur me kostot shtesë për shkak të nevojës së masave të marra për COVID-19, ndërsa qeveria nuk u ka dhënë asnjë mbështetje.

Kjo papërgjegjshmëri dhe arrogancë e shtetit ndaj qytetarëve dhe bizneseve duhet dhe do të marrë fund.

Plani ynë ekonomik ka në fokus të veçantë biznesin e vogël dhe klimën e të bërit biznes në përgjithësi.

Ne do të vendosim moratorium 1 vjeçar të inspektoriateve, deri kur të garantojmë standartet europiane përmes një kuadri të ri ligjor bazuar mbi eksperiencat më të mira të Perëndimit.

Taksa për biznesin e vogël do të jetë vetëm një: 0.5% e xhiros vjetore dhe të ardhurat do të shkojnë për pushtetin lokal, për të nxitur zhvillimin dhe rritjen e vëmendjes së shtetit në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Taksa për biznesin me të ardhura mbi 140 milionë lekë në vit, do të jetë taksa e sheshtë 9%, ndërkohë që do të heqim “taksën Rama” për karburantin.
Këto janë hapat e domosdoshme për të stabilizuar ekonominë dhe nxitur zhvillimin.

Shqipëria nën qeverisjen e Partisë Demokratike nuk do të punojë për 5 veta, por do të jetë Shqipëria e të gjithëve, që kujdeset dhe mbron interesat e gjithsecilit.

8 Comments

  1. ” RAMAVIRUSI i braktisi njerëzit në ditët më të vështira, duke i lënë në mëshirë të fatit, siç po bën edhe tani me pandeminë. ”

    Te njejtat gomarlliqe thote ne cdo vend qe shkon.
    Shikoni sa njerez e shoqerojne 5 veta ( kerrici i Fariut , kryetari dhe sekretari i PDs pogardec dhe bodigardi)

    Ky e meriton te behet kryeminister. Mjaft me me Ramavirusin. Ky do punoje per shqiptaret , Do ti bjeri brektu duke punuar per shqiptaret

    1. i vetmi kaqoj je ti, qe mjafton te kesh nje palo pune ne bodrumet e shtetit edhe nje idiot deshtak mbi koke, dhe je ne rregull..Fillo e prodho pastaj fol! Jeta eshte e bukur, dielli te jep drite..dil nga bodrumi i partise dhe i lal fikut!

  2. Me falni, po c’te bej qeveria me nje budalla te tille?

    Hyn ne nje bulmetore, mbyll deren se do bej videon e tij idiote, ne pak meter katror e pa ajrim behen tre vete bashke, asnje me maske, asnje me doreza-dyqan ushqimi, llap e llap e shperndan sterkla ngado per 30 minuta e me shume me rradhe, prek me dore siperfaqe qe duhet te jene sterile, dizinfektanti nuk duket gjekundi!

    1. BRAVOOOOOOOOOOOOO……………………………………………………………………..
      SUFLLAQEXHIIIIIIIIIIIII……….BRAVO SE E MERITON SUFLLAQEN O KURVE

  3. Se pari: Eshte shume e vertete qe Myslim Murrizi nuk ka qene asnjeher ne KOP 2005 sepse gjate pushtetit 2005-2013 nuk isha as pjese e GOPIT

    Se dyti: Per kujtese te KOPISTAVE duhet tu bej me dije qe PD eshte krijuar ne 12 dhjetor 1990, pra 15 vjet para kopit, dhe themeluesit ishin shume IDEALISTE jo si tufa e GOPIT

    Une nuk vij ne PD as nga ppsh e as nga sigurimi i Shtetit

    Se treti: A mund te me thote “ vipi” i KOPIT se sa vazhdojne te jene sot ne PD nga tufa e GOPIT?????????

    Ndersa per shpifjet ordinere te nje spurdhjaku qe enderron si delirant se do behet nje dite burre Shteti, por qe nuk ka by…. te permend asnje emer nga DEPUTETET qe jane sot ne parlament , se kush ka shpetuar vllan nga burgu dhe kush ka shlyer borxhet e kazinove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu