• |
ide | kryesore

Batha, Hoxha, Boldor, Shkurtaj e shumë të tjerë: kontratat në skadencë sfilisin skuadrat tona në Europë

-Instant, Sport



Kontratat 1 vjeçare janë fenomeni problematik që shfaqet në të gjithë skuadrat tona, por që koston më të madhe e ka në ato që kërkojnë një vend në Europë. Cështja e lojtarëve në skadencë kontratë në përfundim të një sezoni është e pakuptueshme, kur po flasim për skuadra të investuara për tu prezantuar në kompeticionet Europiane. E kështu, Champions apo Europa League pak diferencë ka, sepse si Tirana, me shumë mundësi kampione e ardhshme, ashtu dhe Kukësi, Teuta, apo Partizani, do ta gjejnë veten me gjysmën e ekipit në skadencë kontrate përpara se të mësojnë shortin e kundërshtarëve të ardhshëm, nëse arrijnë objektivin.

Ndodh gjithnjë kështu, lëvizin nga 10-12 lojtarë, nuk ka stabilitet e as frymë grupi. Partizani e pa kur nga kampion në fuqi përfundoi në sindroma kaosi e paqartësisht që gati e cuan për playout. E cështë më e keqja, mes gjithë të huazuarve që do kthehen tek dërguesi, e lojtarëve të rëdnësishëm si Telushim Hoxha, Boldor, Hakaj e Idrizaj, që kontrata i ka skaduar në 30 qershor, të kuqtë do ti futen edhe njëherë revolucionit. Njësoj si Kukësi që mund të shkojë në Europë, nëse lojtarët vendosin kështu, pa Shkurtaj Abazaj, Ethemi e Musolli. Por këtu flitet për bazën që ka mbajtur peshën kryesore në skuadër gjatë gjithë sezonit, e ku Blutë kishin ndërtuar pritshmëritë.

Në të tillë situatë, drejtuesit e klubit mes dyzimit për ata lojtarë që nuk mendohen të domosdoshëm, e atyre që kanë oferta më të mira dhe nuk dëshirojnë të rinovojnë, nuk mund të mendojnë për kundërshtarët, para se të futen në emergjencë totale në merkato, duke riformatuar formacionin në mënyrë drastike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *