• |
ide | kryesore

F1/ Bottas i shkakton mërzinë e parë sezonale Hamilton: Ferrari katastrofë

-Instant, F1, Sport



Valtteri Bottas rrëmben pole position e parë sezonal, në Cmimin e Madh të Austria, duke lënë pas kampionin e botës Lewis Hamilton, për një vijë të parë të gjithë Mercedes. Skuderia gjermane e kishte shfaqur supremacinë edhe në provat e lira, por në kualifikuese nuk patën rivalë.

Pas dy makinave të Shigjetave të Zeza janë pozicionuar Max Verstappen me Red Bull e Lando Norris me befasinë McLaren. Hollandezi i Red Bull kishte thënë pas provave se “kohët e shënuara ishin gënjeshtare”, por nuk ka bërë dot më mirë edhe për pole position, duke u detyruar të dorëzohet ndaj shpejtësisë së Mercedes.

Ferrari duhet të kënaqet me vijën e katërt të arritur nga Charles Leclerc (koha e shtatë më e mirë) e të gjashtën me Sebastian Vettel, autor i kronometrimit të 11 e kështu i përjashtuar nga Q3.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *