• |
ide | kryesore

Infektohet për herë të dytë me Covid ish-banori i Big Brother

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish-banori i Big Brother 4, Petrit Bylykbashi, është riinfektuar me COVID-19, 3 muaj pas shërimit.
Lajmin e ka dhënë ai vetë në profilin e tij në Facebook ku u bën thirrje të gjithëve që të kenë kujdes sepse COVID-i rikthehet.

Petriti tregon se këtë herë virusi është rikthyer më agresiv se herën e parë dhe ka sulmuar pikën e tij më të dobët, mushkëritë.
Ai e pranon se pas shërimit nuk ka treguar kujdes dhe se është takuar me persona të infektuar.

“Ky virus i çuditshëm! Mbas 4 ditëve të rishfaqjes së simptomave dhe një konsulte/percjellje të gjendjes disa orëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosëm që unë me u ritestu për Covid19, fatkeqësisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtu herën e parë, direkt në mushkëri.
Të jem real, duke qen i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as për një moment të vetëm dhe kontakt me njerëz të infekuar kam pas në shumë raste. Herën e parë fatmirësisht nuk është infektu askush nga uneë, po uroj që kjo e njëjta më ndodh edhe këtë here, unë prap nga sot jam i vetëizoluar për aq kohë sa të është e nevojshme. Kujdesuni për veten, virusi po u kthejka”, ka shkruar Bylykbashi.



2 Comments

  1. Qe mund te infektohesh per her te dyte me Covid-19, kete edhe mund ta pranojme, edhe pse nuk e besoj si mundesi por as mud ta hedhim poshte me 100% siguri.
    Por te inferktohesh dy her brenda 3 muajve ky po qe eshte nje mashtrim i madh.
    Me aq sa e njoh une mjeksine me duket fare e pa mundur.
    Pas 6 muajve apo pas 1 viti, kete edhe mund ta diskutojme po pas 3 muajve …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *