• |
ide | kryesore

Insigne ‘braktis’ shokët e Napolit: “Rebelimi ishte një gabim”

-Instant, Sport

Lorenzo Insigne flet si kapiten e njeriu simbol i Napolit, duke treguar rrugën që duhet ndjekur në të ardhmen. Sulmuesi mbi të gjitha ka bërë autokritikë duke u kthyer në episodin kaq të diskutuar të rebelimit, një zgjedhje që nuk do ta ribënte, sic pranon në intervistën për Corriere della Sera: “Ishte një gabim, e paguam e për fat e morëm veten”.

Insigne lëshon ndonjë kritikë, edhe pse jo shumë të helmët, për administrimin e grupit nga Ancelotti: “Nuk jam askush për të gjykuar një trajner që ka fituar gjithcka e mbi të gjitha gati kudo. Tekniku është mësuar me kampionë të mëdhenj, unë i thosha shpesh se ne duheshim vënë nën presion, edhe kritikuar nëse ishte rasti. E kuptoj se e imja është një autokritikë: jemi profesionistë, duhet të ecim vetë, por ne ndoshta në atë moment kishim neviojë ta ndjenim dihatjen pas shpine. Gattuso? Punon shumë e na motivon cdo sekondë. Me të ndihem në qendër të projektit, më ka dhënë përgjegjësi e besim e raporti është autentik, shpresoj tia kthej”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu