• |
ide | kryesore

Klea Huta ndan emocionet e 1 mujorit të djalit me ndjekësit

-Instant, Paparazzi, Slider



Një muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushit Krid, mami Klea ka bërë një dedikim mjaft të ëmbël në Instagram.
Moderatorja ka publikuar një foto të re sot nga materniteti ku shfaqet duke i mbajtur dorën e vogël djalit të saj, bashkë me Elgitin.

Fotoja e realizuar nga materniteti mban datën dhe orën kur ka ardhur në jetë Krid, një moment që i ndryshoi jetën përgjithmonë moderatores.

Por çfarë thotë ajo sot, fiks një muaj pasi u bë nënë për herë të parë? Klea shprehet se i ka ndryshuar jetën ardhja në jetë e të birit, të cilin e quan kryevepër.
Ajo i uron vite të lumtura dhe tregon se ende nuk i besohet që ka kaluar një muaj!
“O Krid i mamit. Sot një muaj erdhe ne jete dhe na e ndryshove ate pergjithmone, kryevepra jone. Nuk me besohet qe te mbaj ne krahe e kujdesem per ty prej nje muaji! Ti je i vogel e nuk kupton gje, po mami ka shume lumturi qe do ta ndaje me te gjithe i vogli im, dora ime e vogel, era ime mire! Edhe 100 vite o jete e imja”, shkruan Klea në foton ku shfaqet duke kapur dorën e vogëlushit kur ai sapo erdhi në jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *