• |
ide | kryesore

Kosova me dalje në det, shqetësohet media ruse: Shqiptarët tentojnë të bashkohen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk ka mbetur pa reagime takimi i kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës pardje në Tiranë, edhe pse brenda vendit Edi Rama dhe Avdullah Hoti nuk prodhuan polemika.

Media më e rëndësishme e Rusisë, që mbështet influencën e saj në Ballkan, i ka kushtuar një shkrim të posaçëm takimit Rama-Hoti e në veçanti deklaratës së kreut të qeverisë shqiptare për vënien në dispozicion të Portit të Durrësit për interesit e biznesit kosovar.

Edicioni i medias që paguhet nga Kremlini-Sputnik në gjuhën serbe, i kushton një nga komentet e saj javore takimit Rama-Hoti, ku thekson se tashmë “Kosova bëhet me dalje në det dhe shqiptarët tentojnë të bashkohen”.

Sipas Sputnik, logjika e dhënies së një pjesë së kalatave të Portit të Durrësit për biznesin e Kosovës, nga ku mund të paguhet direkt dogana e që futet direkt në buxhetin e shtetit të Prishtinës, është realisht një hap që ndikon në ekuilibrin ekonomik në rajon, pasi ajo që humb është Serbia, e cila ka një volum të madh në importin e Kosovës.

Media e qeverisë ruse, citon në këtë shkrim një publicist serb nga Kosova, Zivojin Rakoçeviç, i cili thekson se “sa herë politika e Kosovës është në hall, gjen ndonjë fabul patriotike për të tërhequr vëmendjen e publikut, siç është këtë herë me akuzat e Hagës ndaj Hashim Thaçit”.

Rakoçeviç thekson se “sa u çlirua nga Serbia, shqiptarët tentuan të bashkohen duke nisur luftëra në Maqedoni, Preshevë dhe një tentativë të dështuar në Mal të Zi, me dëshirën e bashkimit në një shtet”.

Në fakt tezën e “bashkimit të Shqiptarëve” apo të “Shqipërisë së Madhe” e lëshoi as më pak e as më shumë, por vetë ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, kur vizitoi Beogradin para dy javësh, në një editorial të përbashkët me homologun e tij serb Ivica Daçiç.

Ndërkaq, Sputnik, citon edhe kreun e dhomës së përbashkët të tregtisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Agim Shahimin, i cili thotë se Hoti nuk kërkoi asgjë të re, pasi këtë e kanë bërë të gjithë kryeministrat e Kosovës.

Sipas Shahinit, Kosova prej kohësh e ka marrë portin e Shëngjinit, por aty duhen shumë të mëdha për të investuar në Kalata, ndërsa Durrësi e ka gati infrastrukturën dhe biznesi i Kosovës do të përfitojë mjaft.

“Tani ne kemi një qeveri të re në Kosovë, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i gatshëm t’i japë Kosovës privilegjet e biznesit në mënyrë që të forcojë ekonominë e Kosovës. Pra, Hoti kërkoi një pjesë të portit të Durrësit si një shërbim për ne, sepse ne, si Kosovë, përdorim portet e Durrësit, Barit, Selanikut dhe Varnës, që do të thotë se të gjitha importet që ka Kosova, që janë më shumë se 90 për qind, kalojmë nëpër këto porte.

Është e rëndësishme për ne që të kemi stacionin tonë për ngarkim dhe shkarkim, pra, porti i Durrësit, përmes të cilit do të kalonte i gjithë trafiku nga dogana dhe kështu do të rrjedhë në buxhetin e Kosovës ”, theksoi Shahimi, i cili shton se Serbia gjithashtu mund ta përdorë portin e Durrësit, por nëpërmjet vulës së Kosovës

Bashkëbiseduesi ynë thotë se kjo nuk është e mirë vetëm për Shqipërinë, por edhe për Serbinë, sepse është një pjesë e Korridorit të autostradës Durrës – Prishtinë – Nish, seksion që Kosova ka përfunduar në pjesën e saj. Durrësi, si pjesë e portit të Kosovës, shtoi ai, mund të përdoret nga shtetet e tjera përreth.

I pyetur nëse kjo do të thotë se nëse Serbia i dërgonte mallrat e saj përmes pjesës së portit të Durrësit që i është dhënë Kosovës, pra duke përdorur një pullë doganore të shtetit të Kosovës, të cilën nuk e njeh, Shahimi tha: “Nëse përdor pjesën kosovare të Durrësit, kështu duhet të jetë, por Serbia mund ta përdorë pjesën portit që administron Shqipëria. Pra, ka dy zgjedhje.

Duke hequr dorë nga një pjesë e portit të Durrësit në favor të Kosovës, Shqipëria humbet diçka, por që edhe Kosova edhe Shqipëria fitojnë.

“Biznesmenët dhe importuesit që dërgojnë mallra nga deti në Kosovë, tani do të përdorin Shqipërinë, domethënë, pjesën e Kosovës të portit të Durrësit, e cila do të ulë taksat e tyre dhe doganieri nuk ka asnjë vend të tretë si ndërmjetës. Shqipëria, nga ana tjetër, nuk po humbet sepse në këtë mënyrë, shërbimet portin e Durrësit do të rriten”, thekson Shahimi për Sputnik.

Media ruse thekson më tej se Kryeministri shqiptar propozoi një mini Schengen për këtë rajon, por Kosova nuk pranoi, sepse dëshiron të jetë një pjesë e Shengenit të madh.

Si kujtesë, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me Kosovën në vitin 2019, sipas së cilës dogana e Kosovës mori zyrën e saj të degës në portin e Durrësit. Rama e karakterizoi atë si “hapin e parë” drejt krijimit të një bashkimi doganor midis Prishtinës dhe Tiranës, dhe tha se porti i Durrësit nuk do të ishte vetëm dogana e Shqipërisë, por edhe i Kosovës.

Media e Kremlinit thekson në fund të komentit të saj, se Porti i Durrësit është porti më i madh në Shqipëri dhe ngjan me një “liqen artificial”. Ndodhet në pjesën veriore të Gjirit të Durrësit dhe mbulon një sipërfaqe prej rreth 80 hektarësh. Që nga viti 2014, ai është renditur si porti më i madh në këtë rajon. Porti i peshkimit ndodhet në skajin verior.(Shqip)



8 Comments

  1. Se pari: Eshte shume e vertete qe Myslim Murrizi nuk ka qene asnjeher ne KOP 2005 sepse gjate pushtetit 2005-2013 nuk isha as pjese e GOPIT

    Se dyti: Per kujtese te KOPISTAVE duhet tu bej me dije qe PD eshte krijuar ne 12 dhjetor 1990, pra 15 vjet para kopit, dhe themeluesit ishin shume IDEALISTE jo si tufa e GOPIT

    Une nuk vij ne PD as nga ppsh e as nga sigurimi i Shtetit

    Se treti: A mund te me thote “ vipi” i KOPIT se sa vazhdojne te jene sot ne PD nga tufa e GOPIT?????????

    Ndersa per shpifjet ordinere te nje spurdhjaku qe enderron si delirant se do behet nje dite burre Shteti, por qe nuk ka by…. te permend asnje emer nga DEPUTETET qe jane sot ne parlament , se kush ka shpetuar vllan nga burgu dhe kush ka shlyer borxhet e kazinove

  2. Janë kujtuar vonë për ti dhënë kalatat e durrësit kosovës dhe tashmë duhen bërë veprime konkrete dhe pragmatiste të politikes së faktit të kryer, se boll jemi vonuar duke lejuar serbinë dhe greqinë të na nëpërkëmbin dhe sabotojnë nëpërmjet mekanizmave bllokues të BE-së. Se çthot serbia apo rusia punë e tyre. Normale që ata kanë urrejtje e xhelozi për një shqipëri të bashkuar dhe do bejnë çmos të na pengojnë apo nënshtrojnë. Por shqipëtarët edhe të ndrarë territorialisht duhet të jetojnë e prosperojnë në mënyrë dinjitoze e krenarë kudo që janë.

  3. Me duket e arsyeshme qe shqiperia te ofroje kalatat e Durresit per te trete. Me sa di porti i Durresit shfrytezohet vetem ne 25% te kapacitetit te saj. Kosova po qe po por dhe serbise, e maqedonise mund ti ofrohet sherbime ne kete port.

    1. Astrit, me gjithe respektin per ty,dhe deshiren per te lexu gjithmone komentet tua, mendoj se as nuk duhet ta konsiderojme qe Serbise t’i japim akses ne port. As fqinjeve te tjere, se i kemi keta fqinje qe i kemi, se po te kishim Hungarine, sic e permendi njeri, po por jo jo shteteve antishqiptare. Kosoves eshte ide e miree qe ju krijua akses, por vetem nqs kjo gje nuk e pengon Shqiperine dhe nuk i sjell asnje humbje Shqiperise, Me sa di une, nuk i sjell humbje,perkundrazi. Tjetra gje qe duhet te fokusohemi ne shqiptaret, eshte te bejme Minishengenin shqiptar,dhe jo me Serbo-fyromsat. FYROMit dhe Malit te zi mund ti bejme oferte te vijne ne nje 4she (pa Serbine),(normal pa u dhene akes ne porte)porper Serbine vetem duhet te pergatitemi si ta mposhtim ne luften e radhes,por larg qofte ta mendojme te bejme Minishengen me ta, apo t’u japim port

  4. Porti i Durresit eshte e vertete qe shfrytezohet 20-25 %, nga qe drejtohet nga militantet injorant qe caktojn partite ne poste drejtuese.
    Porti i Durresit duhet te ishte me super te ardhura per vendin tone.
    Kjo per Kosoven eshte ide e mire.
    Orbami i Hungarise po ben te pamunduren qe ti marri Kroacise nje dalje ne det.
    Ne kemi det dhe nuk dime ta shfrytezojme

  5. Ki llideri inë, o druzhe muzhike, e do aq shume Kosoven saqe sapo erdhi ne pushtet, ne vitin e 8 dhe te fundit, ua dha direkt daljen ne det atire….

  6. Myslym murriz bolja te ra nder mend te komentosh dhe ketu ke lapsi mo gomar Lushnje , ore seriozisht e ke se te mbushet mendja se perfaqeson dike aty ke stalla e derrave ku gulqon ti me te gjithe sa jeni ne ate stalle mo. Ju ka len mendja ore mutat e mutave jeni ju aq nivel keni ke i pari e gjer ke i fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *