• |
ide | kryesore

Parcela me kanabis në Skrapar, arrestohet kryeplaku i fshatit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas kontrollit intensiv të territorit të Skraparit në Berat, e qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, shërbimet e policisë kanë gjetur 295 bimë Canabis Sattiva.

Është vënë në pranga kryeplaku i fshatit, shtetasi J.L., 39 vjeç banues në Prishtë Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vendin e quajtur “Moçalishta” kanë gjetur 295 bimë Canabis Sattiva. Shtetasi J.L eshte person i dyshuar per kultivimin e bimeve narkotike, gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe te njoftonte Policine e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *