• |
ide | kryesore

Përplasje parazgjedhore për ‘kryeministrin shqiptar’ në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Ali Ahmeti do dalë në opozitë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, sërish ka shtruar çështjen që tashmë disa ditë është bërë temë debati, duke i pyetur publikisht krerët e partive maqedonase, përse në Maqedoninë e Veriut të mos ketë një Kryeministër shqiptar.

Kreu socialdemokrat Zoran Zaev, i cili i prin koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Besa, shprehet i bindur se BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ai thotë se ideja për Kryeministrin shqiptar është populiste.


“Janë duke e parë se po I humbin zgjedhjet, po rritet përkrahja për koalicionin tonë nga të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në vend dhe në fillim të fushatës thonë “kushti – Kryeministër shqiptar”. Jo! Askush më nuk do ta kushtëzojë atdheun”.

Krahas debateve për Kryeministrin shqiptar, skena parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut tashmë disa ditë po “tronditet” edhe nga të ashtuquajturat “bomba”.

Në bisedat e përgjuara që për çdo ditë publikohen nëpër rrjete sociale protagonist janë krerë të lartë të dy partive politike maqedonase. Në këto biseda pretendohet se flitet për krime financiare, zhvatje, dhe krime zgjedhore.

2 Comments

  1. Se pari: Eshte shume e vertete qe Myslim Murrizi nuk ka qene asnjeher ne KOP 2005 sepse gjate pushtetit 2005-2013 nuk isha as pjese e GOPIT

    Se dyti: Per kujtese te KOPISTAVE duhet tu bej me dije qe PD eshte krijuar ne 12 dhjetor 1990, pra 15 vjet para kopit, dhe themeluesit ishin shume IDEALISTE jo si tufa e GOPIT

    Une nuk vij ne PD as nga ppsh e as nga sigurimi i Shtetit

    Se treti: A mund te me thote “ vipi” i KOPIT se sa vazhdojne te jene sot ne PD nga tufa e GOPIT?????????

    Ndersa per shpifjet ordinere te nje spurdhjaku qe enderron si delirant se do behet nje dite burre Shteti, por qe nuk ka by…. te permend asnje emer nga DEPUTETET qe jane sot ne parlament , se kush ka shpetuar vllan nga burgu dhe kush ka shlyer borxhet e kazinove,

  2. A eshte ky Zaevi ai, liberali, ai qe donte shqiptaret, ai qe pozonte me flamurin shqiptar, ai qe premtoi vendosjen e gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare,ai qe premtoi zbardhjen per krimet qe bene maqedonasit ndaj maqedonasve per tua lene fajin shqiptareve ,(Si psh rasti ‘Monstra’)e qe dhjetera shqiptare kalben ne burgjet maqedonase per nje krim te pabere? A eshte ky Zaevi apo behet fjale per nje Zaev tjeter? Po ky eshte i njejti, por ka nje ndryshim te madh. Tani FYROM eshte pjese e NATOS, dhe nuk ka me frike nga asnje shtet e as nga shqiptaret,dhe Zaevi ska nevoje te shtiret, te hiqet si liberal.Tani Zaevi nxjerr lekuren e vertete te Sllavit, dmth te antishqiptarit. Zaev, duhet ta kuptosh qe heret a vone jo vetem kryeministri, por cdo gje do udhehiqet nga shqiptaret ne FYROM,ose perndryshe Ilirida shkeputet nga Fyrom dhe i bashkohet Shqiperise dhe Kosoves.Eshte pune kohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu