• |
ide | kryesore

Rivaldo hedh bombën e merkatos: “Cr7-Messi tek Juve”

-Instant, Sport



E gjithë historia ka lindur nga zërat që tregojnë pakënqësinë e Lionel Messi tek Barcelona. Ndërprerja e tratativës për rinovimin e kontratës, tërheqja për të provuar një ambjent ndryshe, idea për tu bashkuar me profesorin e tij Guardiola tek City ose të mbyllë karrierën në skuadrën e zemrës, Neëell’s Old Boys, po krijojnë lajme nëpër mediat e gjithë botës. Pastaj vjen bomba e vërtetë, nga një ish-blaugrana, Rivaldo, që deklaron: “Besoj se shumë menaxherë po ëndërrojnë një dyshe Messi-Ronaldo tek Juventus”.

“Nëse kjo do të ndodhë – shtoi Rivaldo – do të ishte një ‘boom’ e besoj se Juventus do të rikuperonte me shpejtësi gati cdo investim falë shtytjes që do të kishte nga vizibiliteti e marketingu. Do të ishte dicka historike ti shihnim bashkë e besoj se shumë sponsor do ta donin, kështu që kjo mund të jetë një mundësi”.

Një hipotezë e destinuar të bëjë të ëndërrojnë tifozët e Juventus por që kujtojnë gjithashtu edhe zërat e vazhdueshme, të shtuar edhe në rrjetet sociale, që e donin verën e kaluar Guardiolën në pankinën e bardhezi. Ëndërrat janë dëshira, por realiteti shpesh është krejt tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *