• |
ide | kryesore

Video/ Cristiano Ronaldo thyen tabunë e fundit në Itali: mallkimi mbaron pas 43° tentativash

-Instant, Sport, Video

Mallkimi italian i goditjeve të dënimit të Cristiano Ronaldo përfundoi. CR7 u zhbllokua në derbin kundër Torinos duke realizuar me goditje dënimi golin e 3-1 kundër skuadrës granata. Një ekzekutim që përfundon në rrjetë në tentativën numër 43 me fanellën e Juventus e që mangonte në nivel klubi nga dhjetori 2017, kur luante për Real Madrid. Vazhdon ndërkohë 2020 e jashtëzakonshme e Ronaldos, përsri në gol duke e cuar shifrën sezonale në 29.


Kundër Sirigu kampioni portugez e ka cuar topin nën traversë me një të djathtë që kaloi barrierën, duke shpërthyer edhe festën e Sarri në pankinë. Prej gati tre vjetësh Ronaldo nuk shijonte golin direkt nga goditja e dënimit në nivel klubi. Me Juventus, CR7 i ka mësuar tifozëve të shënojë me cdo mënyrë e tani kompletoi mozaikun me pjesën që mungonte. Në total mes klubit e kombëtares Cristiano Ronaldo ka realizuar 56 gola me goditje dënimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu