• |
ide | kryesore

Video/ Juventus pa frena: 4-1në derbi me super Ronaldo-Dybala

-Instant, F1, Sport, Video

Juventus thyen 4-1 Torinon në derbin ‘della Mole’ e ngjitet në kuotën e 75 pikëve të klasifikim, duke shkuar momentalisht + 7 nga Lazio. Bardhezinjtë zhbllokuan ndeshjen pas 3′ minutash me një magji të Dybala e gjejnë dyfishimin në të 29′ me Cuadrado. Torino ngushtoi diferencën në kohën shtesë me një penallti të realizuar nga Belotti, por në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo bën krteveprën nga goditja e dënimit, e para që kur është veshur bardhezi. Një autogol skandaloz i Djidji në të 87′ e bën edhe më të hidhur humbjen për Granata.


As koha që arbitri Maresca të niste derbin e 200 (numër 150 në Serie A) e Dybala ngriu pritshmëritë e Torinos. Joya tallet me Lyanco në qendër të zonës me një thjeshtësi carmatosëse, ul në gjunjë Izzo që provoi një rikuperim të dëshpëruar e pastaj ndëshkoi Sirigu. Festë e bardhezinjve që kishin gjithë rastet e pjesës së parë përpara se në minutën e 29’ të dyfishonte me Cuadrado me një diagonale precize.

Torino i Longos nuk u shpërbë, madje tentoi të rikuperonte dicka në lojë. Sforcot e tyre u premiuan në finale, kur goditja e Verdit u përplas në krahun e hapur të De Ligt. VAR i tërhoqi vëmendjen Maresca që pasi e ripa në monitor akordoi penallti. Andrea Belotti shënoi golin e 13 në kampionat, të katërtin radhazi.

Torino vazhdoi të tregonte një lojë pozitive, por në anën tjetër janë kampionët. Skenën e mori Cristiano Ronaldo, kur në të 60’, Maresca akordoi goditje dënimi për prekje të topit me dorë nga Aina: portugezi shpiku një parabolë të fuqishme që u i coi shifrat në 3-1, goli i 25° në kampionat për CR7 e i pari me goditje dënimi me fanellën e Juventus. Ka ende kohë në fakt për të parë një gol dhe ishte ai që Djidji futi në portën e tij për autogolin më klasik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu