• |
ide | kryesore

Dikush ndali 30 minuta oksigjenin/ Dyshime për 4 vdekjet e fundit në spitalin e Prishtinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Paraditen e kësaj të diele mediat e Kosovës raportuan se gjatë natës ndërruan jetë 4 pacientë në Qendrën Infektive. Sipas të njëjtave burime shkak i jetëve të humbura ishte mosfunksionimi i respiratorëve të oksigjenit. Në orët e para të mëngjesit klinika është parë e rrethuar nga forca të shumta të policisë, por nuk ka pasur një reagim zyrtar për çështjen duke shtuar dyshimet.

Reagimet kanë qenë të shumta, por kryeministri Avdullah Hoti tha se “nëse ka pasur shkelje të protokolleve do të mbahen përgjegjësi për ata që i kanë shkelur”. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një postim në Facebook thotë se “dikush është duke shfrytëzuar gjendjen e krijuar në Kosovë për të shkaktuar sabotim të punës”.

“Nuk ka vend për reagime histerike sidomos nga bodigardët politikë që po përpiqen ta dëmtojnë punën tonë dhe të mantelbardhëve”, – tha ministri pa dhënë detaje.

Mediat e Kosovës shkruajnë se ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për zbardhjen e çdo dyshimi rreth natyrës së vdekjes së 4 personave në orët e para të së dielës. Përmes një deklarate për mediat ministria thotë se “të gjithë këta pacientë kanë qenë në gjendje kritike duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së”.

Indeksonline shkruan se brenda hetuesisë është bërë me dije se në orën 12:30 pas mesnate deri në ora 1:00 dyshohet që dikush me qëllim e ka ndalur oksigjenin. Përgjatë këtij intervali kohor kanë vdekur 4 persona, të cilët ishin infektuar me Covid-19. Të njëjtat burime thanë se është duke u hetuar personeli mjekësor i Klinikës Infektive. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *