• |
ide | kryesore

F1/ Spektakël në GP Austri: finale thriller e Leclerc, penalizim i Hamilton e triumf i Bottas

-Instant, F1, Sport



Botërori i Formula 1 nis me një finale emocionuese të GP të Austrisë. Valtteri Bottas fiton duke u nisur nga pole, por pas tij ndodh gjithcka. Një kontakt me Albon 11 xhiro nga fundi i kushton podiumin Hamilton. Kampioni i botës në fuqi e mbyll i katërti, ndërsa i dyti është Charles Leclerc, që në xhiron e fundit parakaloi Perez (pastaj i gjashti, i penalizuar) e Norris (i treti në finish).

Nga zhgënjimi i kualifikueseve tek gëzimi i një podiumi në të cilin Ferrari besonte, por që superioriteti i Mecedes e konkurenca e Red Bull por edhe McLaren e Racing Point e vinin në rrezik. Vendi i dytë është meritë e një finale fantastike të Charles Leclerc që, në në një garë të ndërprerë nga tre safety car arriti të kaloi Lando Norris e pastaj Sergio Perez, duke u pozicionuar pas Bottas, “falë” penalizimit me 5 sekonda të Hamilton për një kontakt në kthesën katër, menjëherë pas rinisjes së fundi, me Red Bull të Alexander Albon.

Një betejë më e më e ekuilibruar se parashikohej, edhe për shkak të ndërhyrjes së trefishtë të safety car: në xhiron e 26 për daljen nga pista të Haas di Magnussen, në xhiron e 51 për të spostuar Williams të Russell që kishte mbetur në pistë e në të 54 për humbjen e pjesës së djathtë anësore të Alfa Romeos së Kimi Raikkonen.

I rëndësishëm pozicionimi në podium për Lando Norris: piloti i ri i McLaren-Renault (pavarësisht parakalimit në xhiron e fundit nga Leclerc) mori shkallën e fundit të podiumit e fitoi sfidën e brendshme me Carlos Sainz Jr. që e mbylli i pesti pas Hamilton e përpara Sergio Perez, që u dënua gjithashtu me 5 sekonda penalitet. Fitorja është e finlandezit Bottas, që e dominoi garën nga pole position e duke ruajtur kryesimin deri në shfaqjen e flamurit me kuti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *