• |
ide | kryesore

Inter, pas 48 orësh skadon klauzola e Lautaros: Barcellona tërhiqet

-Instant, Sport



Shtatë korriku, data e skadencës së klauzolës së zgjidhjes së kontratës të Lautaro Martinez (si ka bërë të ditur administratori i deleguar zikaltër Beppe Marotta), është fare pranë e nga Barcellona nuk ka asnjë lëvizje. Kjo sa për të konfirmuar se klubi blaugrana, edhe pse i interesuar për argjentinasin, nuk ka ndërmend të derdhë në arkat e Inter 111 milionë euro të nevojshme për të siguruar sulmuesin. Për të qenë më të saktë Barcellona nuk ka mbi të gjitha disponibilitetin financiar për ta bërë.

Nga Katalonja sot insistojnë mbi faktin se dead-line në fjalë nuk do të ndryshojë planet e nuk prish bindjen e klubit se mund të blejë numrin 10 të Inter në merkaton e gushtit: duhet të jetë Inter, sipas tyre, që të ulë pretendimet e të pranojë një ofertë jo superiore ndaj 70 milionë plus kartonin e Junior Firpo.

Në realitet nga Appiano filtrojnë informacione të tjera. Inter nuk është i interesuar për anësorin e ri blaugrana (e tregon fakti se Marotta insiston për Emerson e punon edhe mbi Alaba) e tjetra, që ka më tepër rëndësi, është se nuk ka ndërmend të bëjë zbritje për një lojtar si Lautaro të cilin vazhdon ta konsiderojë qendror për projektin e tij.

Kështu, me apo pa klauzolë, pozicioni mbetet gjithnjë i njëjtë: Inter nuk ka ndërmend ta shesë Toron, nëse do ta bëjë do të jetë vetëm përballë një oferte të duhur dhe me kërkesë të vetë lojtarit. Për momentin asnjë prej tyre nuk ka ndodhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *