• |
ide | kryesore

Kanye West shpall kandidaturën për president të SHBA-së

-Instant, F1, Paparazzi



Kanye West deklaroi në Twitter kandidaturën e tij për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë,” shkroi ai. “Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Postimi i Kanye-s u shoqërua me hashtagun #2020VISION. Duke marrë parasysh që zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së janë më 3 nëntor, shpallja e kandidaturës katër muaj para është e paqartë nëse është shaka apo Kanye e ka seriozisht. Po kështu afati zyrtar për të shpallur kandidaturën e pavarur ka përfunduar në disa shtete. Nuk është hera e parë që reperi flet për dëshirën për t’u bërë president i SHBA-së. Në janar të vitit të kaluar postoi “2024” në Twitter, postim që u interpretua si një shenjë se do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *