• |
ide | kryesore

Mbi 530 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë, cilat janë sonat më të rrezikuara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të vdekurit dhe të infektuarit nga koronavirusi në botë vijojnë të rriten me ritme të larta. Deri tani në botë janë regjistruar 11,299,667 persona të infektuar me COVID-19 nga të cilët humbën jetën 531,515 persona.

Ndër vendet me të infektuarit më të lartë sot është India dhe Maroku. Situata është shqetësuese në Nju Delhi, ku sapo është përuruar një strukturë për trajtimin e pacientëve me koronavirus dhe është e madhe sa 20 fusha futbolli.

India në 24 orët e fundit ka regjistruar 25 mijë raste të reja me koronavirus dhe 613 të vdekur. Vendi i parë mbahet nga SHBA me 2,840,159 persona nga të cilët kanë vdekur 129,689.

Më pas është Brazili me 1,577,004 dhe 64,265. Pas Brazilit është Rusia me 680,283 të infektuar dhe 10,145 të vdekur. Më pas është India me 673,165 dhe 19,268.

Ndërsa në Galici në Spanjën veriperëndimore rreth 70 mijë persona janë në karantinë. Sipas El Pais duke cituar burime pranë ministrisë së Shëndetësisë, qeveria dekretoi kufizimin e banorëve të La Marina ku pati një shpërthim të rasteve me koronavirus në mbi 100 të tillë.

Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në botë por që kohët e fundit ishte drejt përmirësimit të gjendjes. Deri tani në Spanjë kanë regjistruar 250,545 të infektuar me COVID-19 nga të cilët kanë humbur jetën 28,385. Por në Spanjë prej disa javësh nuk ka më viktima.



1 Comment

  1. Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera perëndimore europiane të zhvilluara , mediave ju serviren të dhëna për pandeminë, për çdo 24 orë me një tekst standart të ministrisë së shëndetësisë.
    U infektuan kaq njerëz, u “shëruan” kaq njerëz, “megjithë përpjekjet e stafit mjeksor të spitalit infektiv” ndruan jetë dy apo tre pacientë e janë bërë kaq testime gjithsej (pa përmendur testimet në 100 mijë banorë)
    Ndërkaq numuri i testimeve në Shqipëri është më i ulëti në Europë, edhe më i ultë se edhe në gjysmën e shteteve afrikane.
    Nëse ju hedh një sy mediave europiane, veprohet krejtë ndryshe.
    Jepen të dhëna të detajuara për çdo njësi administrative, që nga numuri i testimeve e deri në krahasimet e numurit të vdekjeve për çdo zonë, me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
    Pothuajse në të gjitha mediat pohohet fakti se periudha e pandemisë nga Kovid 19, nuk ka pasur ndonjë rritje të madhe të vdekshmërisë e bile në një gazetë lexova se “të vdekur safi”, vetëm për shkak të këtij virusi, në të gjithë vendin konsideroheshin vetëm dy raste.
    Ndërkaq , e vetmja mundësi për të studiuar efektet e kësaj pandemie e mundësitë e përballjes me te, në të gjitha mediat serioze theksohet që është zbulimi i përhapjes së infeksionit e që mund të bëhet vetëm duke shtuar testet.
    Mund ti falej kësaj qeverie që dy muaj pas tërmetit të fuqishëm, nuk e pati mendjen për pandeminë e rrezikëshme që plasi në Kinë , e erdhi matanë brigjeve të Adriatikut duke bërë kërdi në Bergamo.
    Por tash jemi në muajin e pestë të shpërthimit të pandemisë, e të vazhdosh e të mos bësh kontrollin masiv të përhapjes së tij ,me anë të testeve, kjo është e pafalëshme.
    Shoh që edhe në shtete afrikane që ne i konsiderojmë primitive, janë bërë minimumi dyfishi i testeve krahasuar me Shqipërinë.
    E keqja tjetër e madhe e trajtimit të pandemisë në Shqipëri, është stili autokratik centralizues i qeverisjes.
    Me pandeminë angazhohet vetëm një grup i kufizuar mjekësh në institucionet e varura nga qeveria qëndrore e nuk meren me te, asnjë nga spitalet rajonale e jo më mjekët e familjes.
    E gjithë politika e trajtimit mjeksor të infektimit mga pandemia, është përqëndruar vetëm tek një spital infektiv në Tiranë, me 100 shtretër.
    Nuk e vret mendjen qeveria për të trajtuar të gjithë të prekurit nga virusi, bile edhe me simptoma të dukëshme, por bën kujdes vetëm që të mos kalojë kapaciteti i infektivit të Tiranës, sikur të bëhej fjalë për ndonjë magazinë domatesh me kapacitete të kufuzuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *