• |
ide | kryesore

Mou, çfarë po të ndodh?: Më shumë humbje në 20 ndeshje me Tottenham se në dy vjet tek Chelsea

-Instant, Sport



Tottenham i besoi Mourinho për pas Pochettino por deri tani zgjedhja nuk është justifikuar. Spurs ishin e mbeten, edhe pse në distancë të vogël, jashtë zonës Champions. Janë eleminuar në FA CUP e nxjerrë jashtë Europës që ka rëndësi nga Leipzig. Aspak mirë. Kështu, The Sun duke studiuar numrat, ka vënë në evidencë një kuriozitet: Mou ka humbur më shumë ndeshje në pak muaj me Tottenham se në dy vitet e tij të parë tek Chelsea.

CHELSEA – Në eksperiencën e tij të parë tek Chelsea, Mourinho ka fituar dy Premier radhazi. Në 2004/2005 e në 2005/2006 Blues nën drejtimin e portugezit luajtën 76 ndeshje me një rezultat të jashtëzakonshëm: 58 fitore, 12 barazime e vetëm 6 humbje. Një mesatare pikësh prej 2,45 për ndeshje e një perqindje fitoresh 76.3%.

TOTTENHAM – Spostimi në Londrën veriore, i ka ulur ndjeshëm rendimentin. Mourinho, në krye të skuadrës së re ka humbur më shumë ndeshje në krahasim me kohët kur dominonte me Chelsea. Janë 7 humbjet në këtë periudhë. E edhe pjesa tjetër e statistikave është deprimuese: Tottenham ka një mesatare pikësh prej 47.5% e, në 20 ndeshje, ka fituar vetëm nëntë, duke barazuar 4.

ALIBIA – Mourinho, për momentin, ka më shumë se një alibi. E mori detyrën me sezonin në vazhdim, e nuk kishte për kohë të gjatë lojtarët e tij më të mirë, pa harruar se shoqëria nuk investoi në merkato për të forcuar skuadrën. E shiti edhe Eriksen. Në kohët e Chelsea, Abramovich plotësonte cdo kërkesë të teknikut, por në anën tjetër nuk mund të mohoet se Pochettino arriti ta conte Tottenham në nivele të paimagjinueshme pavarësisht se Levy nuk lëvizi asnjë euro për të fuqizuar skuadrën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *