• |
ide | kryesore

“S’do bëjmë mrekulli”, Basha shpalos planin e PD me fermerët e Pogradecit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me fermerët në Pogradec. Teksa dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre, Basha theksoi se bujqësia po vuan pasojat e krizës së thellë ekonomike që ka prekur çdo familje në Shqipëri.

Sipas tij, fermerët pogradecarë, po përjetojnë rrënimin financiar për shkak të situatës me pandeminë dhe si pasojë e braktisjes nga shteti.foto galeri

“Bujqësia në Pogradec po vuan sot pasojat e krizës së thellë ekonomike që ka prekur çdo qytetar, familje apo biznes në Shqipëri. Fermerët pogradecarë, në këtë zonë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e bujqësisë, ndanë me mua shqetësimin për rrënimin financiar që po kalojnë si shkak i pandemisë dhe braktisjes së shtetit. Ata paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe kanë 7 vite që nuk marrin subvencione për prodhimin e tyre.

Ndërkohë që fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe krejt i vetëm në një treg të pabarabartë, fermeri kosovar dhe ai maqedonas përfiton çdo vit subvencione nga shteti dhe një sërë lehtësirash të tjera. RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për fasada, miliona euro të tjera për PPP dhe tendera korruptive, 1.2 miliardë euro do të shkojnë për rrugën fantazëm Milot-Fier, ndërsa fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

Sot askush nuk pret më asgjë nga kjo qeveri. Në 7 vite ai ka dëshmuar se ka bërë të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e zhytur vendin në krizën më të thellë të 20 viteve të fundit dhe shndërruar në vendin më të korruptuar të Europës dhe ndër më të korruptuarit e botës. Ne kemi në planin tonë për bujqësinë, një fond prej 50 milionë eurosh në vit për të investuar në infrastrukturën bujqësore. Ne do t’u japim direkt, në dorë subvencione fermerëve në bazë të prodhimit të tyre. Fondi i parashikuar për subvencionet është së paku 100 milionë euro në vit. Këtë në fakt e bëjnë dhe sot fqinjët tanë, Kosova dhe Maqedonia.

Nuk do të bëjmë mrekulli. Ne do të krijojmë lehtësirat e nevojshme për biznese prodhuese, të cilat do t’i përpunojnë produktet tuaja që të mos kalben, por edhe do të hapin vende pune dhe këtu kam parasysh, fabrika të prodhimeve të konservuara, lëngjeve të frutave dhe nënprodukteve të tjera.
Shqipëria nuk do të punojë më për 5 veta, por do të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe punojnë ndershmërisht.”, tha Basha



11 Comments

  1. Sipas ketij boles. Rama s duhet te kishte ber asnje lloj investimi qe nga 2013. Thjesht duhet te rrinte, te behesh kryeminister dhe asgje tjeter. Te drejten per investime e ka vetem PD.
    Vazhdo or bash vazhdo… Fundia ty nuk te mer njeri seriozisht.

  2. O bole per cfare investim flet keto 7 vjet.Apo kullat ne Tirane.O loqe ka ndone investitor te huaj.Po kemi shtuar 15 kushtet qe ka vendosur BE.

  3. Berisha kërkon me insistim dënimin e Thaçit për krime lufte: O shqipe dil shetit neper shqiperi te kuptosh ku jane bere investimet ne tv nuk do i shohesh,sikur shikoje ‘investimet’alla salih ne tv e klanit dhe tv e Esmeraldas me speciale dhe shijakun,prasi syte vete dhe shikoji investimet neper shqiperi

  4. Se pari: Eshte shume e vertete qe Myslim Murrizi nuk ka qene asnjeher ne KOP 2005 sepse gjate pushtetit 2005-2013 nuk isha as pjese e GOPIT

    Se dyti: Per kujtese te KOPISTAVE duhet tu bej me dije qe PD eshte krijuar ne 12 dhjetor 1990, pra 15 vjet para kopit, dhe themeluesit ishin shume IDEALISTE jo si tufa e GOPIT

    Une nuk vij ne PD as nga ppsh e as nga sigurimi i Shtetit

    Se treti: A mund te me thote “ vipi” i KOPIT se sa vazhdojne te jene sot ne PD nga tufa e GOPIT?????????

    Ndersa per shpifjet ordinere te nje spurdhjaku qe enderron si delirant se do behet nje dite burre Shteti, por qe nuk ka by…. te permend asnje emer nga DEPUTETET qe jane sot ne parlament , se kush ka shpetuar vllan nga burgu dhe kush ka shlyer borxhet e kazinove

  5. O i pa emer pa investime te huaja si munde te eci ekonomia Apo me 5 fshatra qe ka rregulluar do ule papunesine.Si i behet qe Gjermanet investojne ne Itali,Italianet ne France,Francezet ne Belgjike apo jane budallejne.Po spate investime ska punesim po spati punesim kujt i hyne ne pune ato fshatra qe ti investon.

  6. Me qe je kavajse shko qiu ne bythe.Grate e motrat lereja durrsakeve.Me qe e dashke me sharje se nuk shahu as ofendoje kush.Ne qofshe burre kerko falje.

  7. Shetit o shqipe me shume se tre fshata o loqe jane investuar ne qytete tropoje has kukes peshkopi bulqize burrel lezhe kruje tirone kavaje lushnje fier librazhd pogradec korce ersek leskovik permet tepelene gjirokaster sarande qeparo himare dhermi vlore etj duhet ti shkelesh vete jo cfare te thote Qimi I syrit te salihut e luluqja I pd atehere dil dha ha mut sa te duash o shqipe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *