• |
ide | kryesore

Shkon në tre numri i kandidatëve për rektor në Universitetin e Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prof.Dr Kozeta Sevrani nga fakulteti i Ekonomisë i është bashkuar garës për rektor në Universitetin e Tiranës, duke e çuar në tre numrin e kandidaturave të shpallura deri në momentet që flasim.

Deri më tani në garë për postin e rektorit janë Artan Hoxha (Fakulteti i Drejtësisë), Mimoza Hafizi (Shkencat e Natyrës) dhe Kozeta Sevrani (nga Fakulteti Ekonomik). Vetë Koni u pyetur disa ditë më parë mbi mundësinë e rikandidimit, tha se do ta merrte parasysh si mundësi, pasi të shihte të gjitha kandidaturat që do të kishte përballë.

Sipas Kryetares së KIZ se UT, Majlinda Keta, deri tani janë rreth 70 aplikantë për anëtarë senati dhe 3 kandidatë në garë për rektor Hoxha( nga drejtësia), Hafizi( nga Shkencat e Natyres, fakulteti i Mynyr Konit) dhe Sevrani (nga Ekonomia).

Universiteti i Tiranës po shkon në ditën e zgjedhjeve me një garë të fortë nga pjesëmarrja e pedagogëve dhe studentëve në të.  Keta thekson se “ato dëshmojne besimin tek procesi i votimit dhe menaxhimi i procesit nga KIZ i UT”.

Zgjedhjet për rektor pritet të mbahen më 30 korrik, një garë kjo që është refuzuar nga një pjesë e pedagogëve, të cilët thonë se është e papranueshme që ato të mbahen në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.



4 Comments

  1. Artan Hoxha eshte hajdut ordiner. Eshte perjashtuar nga sostemi i drejtesise se nuk justifikonte dot pasurine.
    Kozeta Sevrani eshte shoqja e ngushte e Linda Rames dhe hyn ne gare me mbeshtetjen e Rilindjes
    Kandidatura e Moza Hafizit mbetet kandidatura e vetme, e mundshme per t’u votuar.
    Dhori Kule nuk di nga te shkoje. Hall i madh e ka zene.
    Koha per te permbysur klanin e hajduteve ne Universitetit te Tiranes.

  2. Prof. Kozeta Sevrani i ben nder UT. Grua me personalitet, e pa perfshire ne politike dhe e vlersuar nga studente e pedagoge. Shifni projektet e bashkepunimit me universitetet e huaja dhe do e kuptoni ju qe s’beni 1 gram pune. Deshtaket i urrejne te sukseshmit,, prandaj s’ecen ky vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *